Blog

 

Erlind Tozharaku

Shpesh, ndodh që gjatë ditës të reflektojmë mbi fenomene e ndodhi të ndryshme që prekin jetën tonë. Një pjesë shumë të rëndësishme të kohës, në ditët e sotme plot dinamikë, e zë puna. Për këtë e gjeta veten sot duke menduar në kokë shqetësime që më vrasin dita-ditës dhe vendosa ti ndaja me ju Libra dhe jo Libra, të punësuar dhe të papunë. E kam gati të  pamundur të përtypë dhe të e mos ndaja me ju këtë paradoks që jetojmë në kohët e sotme dhe për të cilin flitet pak ose aspak.

Cdokush nga ne varet nga puna që bën, është ajo që duhet ta formoj individin, të formojë një mësues, pastrues, inxhinier, kamarier. Eshtë  ajo që krijon liderin, kryetarin, parlamentarin, është ajo që na bën të ndihemi krenar.

Nga puna përfaqsohemi të gjithë, ajo mban peshën e veprimeve tona, të përgjegjshme a të papërgjegjshme, të drejta dhe të padrejta, normale e anormale, e shumë e shumë fjalë të cilat sdo mjatonin për të treguar rëndësinë që ajo ka. Për mua si shumë të tjerë puna është vetë jeta.

A mendoni ju se ne jeotjmë në një vend që drejtohemi nga lidera dhe mbështetemi nga parlamentar që punojnë për Shqipërinë dhe duan të përmirsojnë kushtet tona?!

E keni gabim. Unë s’ mendoj kështu.

Ne jetojmë në një vend ku ai që nuk drejton është lideri.                                                                                          

Ai që nuk të mëson është mësues.                                                                                                                 

Ai që shkatërron është ndërtues.                                                                                                                  

Ai që nuk mendon është filozof.                                                                                                                       

Ai që nuk të shëron është mjek.                                                                                                                           

Ai që nuk lexon është student.                                                                                                                  

Ai që paguan është “Gjithcka” .

Nuk mund të pretendohet që punëtorët kanë të drejta. Do ishte e tepërt për ne të kërkonim të drejtat tona në një vend ku s’ke se ku ti kërkosh ato.

Ju me shumë të drejtë mund të thoni keni sindikatat dhe aty të kërkojmë të drejtat, por nga sindikatat nuk ka ngelur asgjë veçse emrit. Kjo për shkak se ato nuk kryejnë funskionin kryesor të tyre, por mjafton një grusht parash për të heshtur ndaj padrejtësive që iu bëhen punëtorëve.

Ajo që nevojitet është një strukturë ku cdo punonjës të jetë i përfaqësuar, të mos ndihet si emigrant në vendin e vet dhe ku ligji të mos jetë kaq shtypës, shtrydhës, sa ky i fundit ku çdo e drejtë e mundshme i takon punëdhënësit dhe kundra të drejtave themelore të njeriut.

Si mundet që parlameti të votojë një ligj të tillë?!

Si mundemi ne të votojmë parlamentarë të tillë?

Eshtë e padobishme të kërkojmë të drejta. E dobishme është të servilosemi, të humbasim dinjitetin, të gënjehemi për një parti, për një karrige te rehatshme. Sot normale është të paguhesh kur nuk punon dhe të mos paguhesh kur punon. Ku një punëtor duket si një limon që mbasi është shtrydhur mirë dhe ka humbur çdo ide, mendim,energji ... ne e hedhim, dhe e shkelim.

Unë  mendoj se këtu punëtori nuk ka peshën e duhur, nuk ka mbështetjen e duhur, nuk ka vlerësimin e duhur, e ka humbur integritetin, inteligjencën, vetëbesimin. Duhet të mbaroj koha ku ne paguajmë për një vend pune, është puna ajo që na paguan. Ne duhet ti themi jo këtij fenomeni, ne nuk jemi shifra, ne nuk jemi numra, ne nuk jemi skllevër.

Ne jemi një zë te LIBRA që do mbrojmë çdo të drejtë të dhunuar, të mohuar prej vitesh, do krijojmë strukuturat ku të drejtat e punëtorëve të mbrohen nga ligji dhe jo të mohohen. Ku frytet e punës dhe meritokracia të sjellin një shoqëri moderne. Nje shoqëri ku idetë të mos vdesin por të pranohen, të përzigjdhen, të përkrahen.