Blog

Denis Gjini Lezhe

Ne nje kohe shume te larget familjet e dinastive me te larta mbreteronin mbi popullin me te drejten se ne venat e tyre rrjedhte gjak blu.

Dilema qendronte tek fakti se ata perpara se te vetshpalleshin mbreter nuk e tregonin asnjehere ngjyren e gjakut te tyre.

Per te bere nje krahasim te ngjashem eshte si te jesh antare i gjykates kushtetuese dhe mos te votosh vetingun.Ose nje tjeter krahasim me i denje,te jesh kryetar partie edhe po te mos jesh i votuar.

Akoma ne kohet tona duket se kjo dileme nuk po perfundon.Tashme jemi mesuar te shikojme aq ngushte saqe,demokracia na ngjall imazhin e Saliut,drejtesia fytyren e Sajmirit,premtimi fytyren e Rames dhe leku fytyren e Ilirit.

Duket qe sado vitet kalojne gjendja mbetet e njejta.Iliri pasurohet,rilindjes i bie boja,e Luli burrerohet.Edhe pse tek rasti i fundit kam dyshimet e mia.

Na eshte ber pjes e jetes tashme te shikosh freshin teksa behet drejtor,dhe drejtorin minister.Ndaj doli dhe shprehja,"partia mbi shqiperine".Eshte partia ajo qe te pasuron me tendera e koncesione e jo Shqiperia.

Eshte partia ajo qe jep pushtetin qe te urosh"Suksese ne jete".

Dhe mbi partine renion dinastia e paprekur.

Dinastia qe te pasuron dhe te servilon ne te njejten kohe.Qe te ofendon dhe te koalicionon.Te akuzon dhe te harron.Te çon para plumbit dhe te mohon.Te premton dhe te perçmon.Te reformon dhe pastaj te koncensionon.Mos guxo ta kundershosh se te perjashton.Ne rasin me te keq te eliminon.

Ndersa shoqeria vetem pranon e pranon e pranon.