Ergest LEKDUSHI
Tё dhёnat e Instat-it si dhe raporti periodik i Bankёs Botёrore konfirmojnё qartё se nё Shqipёri nё kёto vitet e fundit numri i tё varfёrve relativ dhe atyre absolut ёshtё dyfishuar. Sot 45.5% e popullsisё jeton nё kufirin e varfёrisё, e si kurrё mё parё kjo reflektohet nё fytyrat e pafuqishme dhe tё pambrojtura tё pjeses dёrrmuese tё shoqёrisё.
Ështё nё sytё tanё tanimё degradimimi i kёsaj klase politike qё me politikat e saj klienteliste po rrёnon shtetin social si dhe po minon cdo ditё dinjitetin njerzor, duke mbytur cdo shpresё pёr njё tё ardhme dinjitoze nё vendin tonё.
Marrё shkas nga shifrat alarmante dhe nga diskutimi qё po zhvillohet ditёt e fundit nё aulёn e Parlamentit lidhur me Projekt Buxhetin 2017, pёr tё hapur njё parantezё lidhur mbi atё cka realisht po gatuhet. Natyrisht nuk mund tё pritej mё shumё nga kreu i financave, si pjesё e afёrt e familjes, si individ i munguar nga njё edukim ndaj sё drejtes, i zhveshur nga respekti pёr jetёn dhe dinjitetin njerzor.
Metamorfoza qё po shoqeron rilindjen gjatё kёtij vitit te fundit, po nxjerr nё pah edhe aspektin mё dizuman tё sajin duke mos konsideruar edhe kёtё vit shtresat qё sot po jetojnё nё ditёt mё tё vёshtira. Indiferentizmi jonё ёshtё ushqimimi i tyre, ndaj Lёvizja Libra edhe pse e re nё moshё ka pёrqafuar kauzёn e njohjes dhe garantimit e mimimumit jetik nё kёtё Projekt Buxhet 2017, si njё e drejtё themelore pёr tё gjitha ato familje qё sot po mbahen fort pёr tё mos humbur edhe tё vetmen gjё qё u ka mbetur: dinjitetin njerzor.
Nё nje shoqёri qё bazohet nё ekonomine e tregut sic duhet tё jetё edhe kjo e jona, mungesa e njё burimi minimal tё ardhurash mbi tё cilat tё projektosh tё ardhmen, do tё thotё tё mos ekzistosh si njeri. Libra mendon se "sa mё shumё rritet varfёria, aq mё shumё theksohet pabarazia". Ndaj garantimi i njё minimumi jetik pёr cdo familje, vlersimi dhe diagnostikimi real i situatёs duhet tё ishin bazamenti ku duhej tё ngrihej ky Projekt Buxhet, nisur nga vetё situata emergjente. Do tё ishte sot e pafalshme indiferentizmi dhe pritja permanente ndaj asaj qё ky buxhet pasqyron dhe planifikon. Ky buxhet qё do tё miratohet pёr tё disatin vit rradhazi na udhёzon se si duhet te jetojmё mirё me agoninё; ky buxhet bёn thirrje pёr njё “time out” deri nё momentin kur kushtet e tregut dhe tё punёs tё pёrmirёsohen, deri kur dinamikat ekonomike afatgjata tё prodhojnё efektet e para. Pёrkthyer nё zhargonin e saj qё na serviret cdo ditё, jane ato efekte qё reformat e "padёgjuara" tё kёsaj Qeverie nё mos sot njё ditё do te japin e efektin.
Ajo cka ky buxhet anashkalon qёllimisht ёshtё e sotmja, sot duhet tё ndёrhyet minimalisht nё garantiminin e njё minimumi jetik, si njё e drejtё kushtetuese, Ne sot duam dhe do mbrojmё dinjitetin!


