Blog

Degjoj shpesh te brohoritet “Rilindje urbane” , po per cilen rilindje urbane po flasin ?! Per ke e kane fjalen????

Per rilindjen urbane te qytetit te Durresit ? …. Seriozisht mendojne se me buzkuq dhe me disa pllaka mund te bejne rilindje urbane??

Per rilindjen e sheshit ne zonen e plepave e cila nuk eshte aspak funksionale, madje u tha se  do te behet nje terminal autobuzash , por ne te vertet, asnje autobus nuk ndalon ne pseudo terminalin e famshem?Ngjitur me terminalin dhe buze shinave te trenit, u realizua, sipas tyre,  nje shesh pushimi per banoret e plepave , po per cilin shesh e kane fjalen ??? … Per ate shesh qe kurre nuk funksionoi sepse eshte totalisht jashte  cdo norme projektimi , apo per rreth rrotullimin totalisht jasht standarti  ku cdo fundjave te sezonit te veres do te duhet te presesh ne vapen e tmerrshme dhe trafikun ndersa ne sezonin e dimrit per te kaluar do te duhet te kalosh nje “liqen”?

Per cilen rilindje urbane po flasin? … Per zonen e “Ure-s se Dajlanit ??? Eshte pikerisht pjesa kyce e hyrjes se Durresit ku ne morfologjine e saj ka 2 rreth rrotullime te ndara nga shinat e trenit, ku objekte banimi jane thuasje 0.Kujt po i sherben ai shesh betoni nen uren automobilistike te betonit duke i mbivendosur nje tjeter ure betoni per kalimtaret?Dhe cilit nga ne do ti duket bukur pseudo gjelberimi kur  si vazo jane perdorur perseri tuba betoni dhe ne mbyllje si per dekor, perseri stola betoni?

Per cilen rilindje urbane po flasin? … Per rrugen e plazhit ku  deri  tani eshte nderhyre 3 here?Nje here per ndricimin ku u hap asfalti dhe u mbyll, me pas u tha per kanalizimet ku u hap asfalti perseri dhe u mbyll ,tani perseri po rilindin trotuaret ku duhet te kalojne njerezit, perseri piramida dhe pllaka betoni te lyer me rezine industrial.

Per cilen rilindje urbane po flasin? … Per sheshin qendrore te qytetit te Durresit?Durresi me nje histori mijra vjecare tashme nuk ka asgje , madje me te ashtuquajturen “rilindje urbane”,i  moren dhe identitetin. Kush eshte nga Durresi, e di  shume mire  qe shatervani ishte pika reference  takimi , kishte identitet. Ne  vend qe ky identitet te theksohej dhe te permirsohej , ate e zevendesojme me disa vaska uji.Apo po flasin per rilindjen e prerjes se pemeve unike dhe tipike te ballkanit qe kishte ai shesh dhe qe u zevendesuan me palma thatarake komerciale??

Per cilen rilindje urbane po flasin? … Per bojatisjen e mureve te fasades pa asnje rregull dhe asnje lloj koncepti arkitektonik,ku ngjyrat jane vendosur kuturu,arkitektin e ben bojaxhiu,vlerat historike te atyre ndertimeve mbulohen me bojen qe ka mbetur stok, ne vend qe duhet te ishte krejt e kunderta. Apo per pallatet “ topa ,topa “ ne rrugen e re paralel me portin, qe vazhdon dhe ja thekson akoma  dhe me katrahuren dhe rremujen urbane.

Per cilen rilindje urbane po flasin? … Per super copen e madhe te betonit “vela”? Ishte pjesa me e bukur kur beje shetitje ne sezonin e veres dhe ishte pika kyce ku nga bashkia mund te perceptoje rrugen,shetitoren,lum njerezish,ndertime te rregullta te periudhes 20-30,hyrjen kryesore te portit,detin,horizontin,dhe qiellin.Ne asnje pike tjeter nuk i perceptoje te gjitha keto ne nje pike qendrimi.Sot disa pseudo arkitekte dhe pseudo porosites vendosin ti marrin frymen akoma dhe me shume Durresit duke ja bllokuar dhe kete ansambel shikimi dhe perceptimi ,duke  vendosur nje super vele gjigande betoni, e cila nga hapesira qe ze, do bllokoje historine njehere e pergjithmone. Vela tashme do ta kete nje funksion,ate te hijezimit te Torres Veneciane,ku duhet te ishte e kunderta.

Per cilen rilindje urbane po flasin, per rilindjen qe po gropos cdo trashigimi kulturore,cdo ansambel kulturor , cdo histori te qytetit dhe cdo identitet?

Tashme Durresi nuk eshte me Durres, nuk ka me aspak pamjen e nje qyteti historik, tashme identiteti i Durresit eshte betoni dhe palma.

F.