Jam Edrini. Kam mbaruar Universitetin në Itali për Shkenca Politike, Master në Administrim Publik. Aktualisht, ashtu si shumë punëtorë apo studentë të tjerë të diplomuar brënda dhe jashtë vëndit, punoj në një Call Center.
Mbas 11 vitesh emigrim vendosa, që edhe unë si shumë emigrantë, të kthehem në atdhe. Mendova se dicka po ndryshonte. Mendova se mund të kisha edhe unë një mundësi të konkuroja në mënyrë të barabartë për një punësim dinjitoz, ku mund të shprehja aftësitë dhe ambiciet e mia.
Që në ditët e para të rikthimit tim u përballa me realitetin Shqipëtar. Ku konkurset publike dhe tenderat publikohen zyrtarisht vetëm mbasi janë vendosur fituesit.
Këtu, ku shteti, bën arrogantin me të dobetit dhe servilin me të fortët. Ku shumica e punonjësve të administratës, të cilët paguhen me taksat e qytetarëve dhe duhet tu shërbejnë qyterarëve, nuk dinë të të japin shpjegime dhe me plot arrogancë të sorollatin nga një zyre në tjetrën me shpresën e fundit se... mbase tek zyra tjetër ka ndonjë person që të ndihmon.
Këtu ku kompanitë e ndryshme (fasone, call centera, ndërtim, etj) kanë luksin e madh që të mos i paguajnë punëtorët me muaj të tërë sepse ligji nuk mbron punëmarrësin por favorizon punëdhënesin.
Këtu ku për të hyrë në Universitet duhet të marrësh lek borxh dhe për të përfunduar studimet duhet të punosh kamarier ose në një call center.
Këtu ku, mbasi mbaron studimet ëndërron të ikësh jashtë shtetit dhe me shumë mundësi përfundon përsëri në një call center. Sepse mirë apo keq call centerat janë e vetmja mundësi punësimi me një pagese normale për të gjithë ata të dipllomuar që nuk u ka dalë viza, llotaria apo kanë akoma për të shlyer borxhet dhe kreditë.
Këtu ku opozita fle dhe nuk e ngre zërin për të gjitha padrejtësitë sepse tek e fundit mendojnë se njerëzit do lodhen me “Maxhorancën” dhe do zgjedhin “Opozitën”. Kështu sic kane bërë qëmoti... skanë c’të bëjnë tjeter.
Por unë nuk jam dakord me këtë realitet! Dua ta përmirësoj atë sadopak të jetë e mundur dukë dhënë kontributin tim. I vetëm nuk mund ta ndryshoj realitetin dhe po i bashkohem një lëvizje që për mua jep shpresë për Shqipërine. Një projekti politik ku kandidatët të mos zgjidhen nga kryetari por nga vota e antarëve. Ku secili mund të japi mendimin e tij dhe të këtë mundësi të barabarta për tu zgjedhur.
Kam edhe une mëdyshjet dhe dyshimet e mia. Por këtu shoh që nuk jam i vetem. Se shumë të tjerë si unë i janë bashkuar kësaj levizje dhe se të gjithë bashkë mund të bëjmë ndryshimin që duhet. Ne rritemi përditë dhe të gjithë jemi LIBRA.
Edhe unë jam “LIBRA” sepse dua një mundësi që zëri im të dëgjohet.
Edhe unë jam “LIBRA” sepse kam vendosur ti bashkohem këtij projekti, që sjell shpresë në kohen e “mbetjeve”.
Edrin Gaxhenji


