Ekonomi

Koncesioni i fundit me te cilin  Rilindja mbyll qokat e ketij mandati, eshte koncesioni i laboratoreve.

Llafe pazari?

Jo me!

Ne projektbuxhetin 2017, gjendet kjo tabele me te gjitha koncesionet  dhe vlerat ne miliona euro qe do tu kushtojne ne vit Shqiptareve. I fundit ne zerin e Shendetsise, eshte Koncesioni i laboratoreve.

Pa transparence, pa asnje lloj dakortesie as me grupt e interesit e as me Komisionin e Shendetsise, po jepen 65 milion euro per kete koncesion.

Shih tabelën:

 

 

Kërkesa për mbështetje financiare për këto projekte nga ana e Ministrisë së Mjedisit dhe Ministria e Shëndetësisë është miratuar nga MoF dhe pritet që të lidhen kontratat përkatëse në vitin 2017(fraze qe shoqeron tabelen me siper)

 

65 milion euro, do ti shkojne vetem nje PERSONI.

Po cfare do te ndodhi shume shpejt? Sepse nderkohe qe ne flasim, qeveria thote se Ministria e Mjedisit dhe ajo e Shendetsise, i kane bere nje kerkese zyrtare  Ministrise se Financave, e cila e ka miratuar; pritet vetem lidhja e kontratave! (Shif shenimin me germa te vogla nen tabele)

Pamvaresist se Komisioni i pare qe ngriti vete Ministria e Shendetsise, me specialiste shendetsie dhe specialiste IFC, e hodhi poshte kete ide; u krijua shpejt e shpejt nje Komision i dyte qe askush se morri vesh dhe ….e kaloi!Pa asnje transparence!

Do te ndodhi kjo:

-18 laboratoret publike spitalore, qe perbejne 80% te tregut aktual, do te privatizohen. Me gjithe ndertesat, paisjet, reagentet, gjithcka. (Po 20 laboratoret qe duhet te ndertonte sipas kontrates se Check Upit Vilma Nushi, i pa njeri??)

Sigurisht qe personeli do te hidhet ne rruge.Personel qe ju kerkua te certifikohej si i larte ndersa shume pak vite e ndanin nga pensioni. E bene; studiuan ne moshen 60 e kusur vjec, paguan mbi 2 milion leke nga xhepi…..per te ruajtur nje rroge 35.000 leke ne muaj.

Tani, do ta humbasin edhe ate rroge.

Po jo vetem kaq!

-Kryesorja eshte qe nje laborator privat, nuk i pergjigjet dot kerkesave te nje strukture publike sic eshte psh Spitali Nene Tereza. Aq me pak, emergjencave nacionale.

Pra nese, nje dite te bukur, ky privat deshton, qindra te semure ne Urgjence mund te vdesin per mungese diagnstikimi.

Nuk behet fjale per carcafe! Behet fjale per analiza qe diagnostikojne kancer, leucemi e semundje serioze!

Ku e morrem ne kete eksperience? Ku eshte provuar?

Ne Lesotho,( vend Afrikan ne kufij me Botsvanine) eshte dhene ky koncesion per 18 vjet dhe ka kushtuar gjysmen e buxhetit te shendetsise!

Unioni i Profesionisteve te Shendetit te Kanadase shprehet kunder; sipas tyre, ky sistem i PPP me koncesion i aplikuar ne laboratoret e disa spitaleve  kanadeze (projekt pilot!Po ne pse nuk aplikuam nje projekt pilot?),  ne vitet 1995,1996 ne Spitalin e Torontos, spitalin Suunybrook dhe disa spitale te UK, kane deshtuar totalisht.

Sipas tyre, ky koncesion demton cilesine e sherbimit ne urgjenca dhe ul sigurine e pacientit.

Aq me shume qe sherbimi laborator, nuk kerkon nje investim fillestar sic mund te kerkoje psh ndertimi I nje spitali.

BE ju thote shprehimisht ne raportin mbi dobine e PPP:

Nuk ka asnje evidence shkencore se PPP kane  kosto efikasitet te krahasueshem me format publike te financimit ne manaximin e shendetit.

 

Por neve na mjafton shembulli i vendit afrikan! Natyrisht, ecim nen shembullin e “suksesshem” te Check Upit qe deshtoi me sukses.

65 milion euro koncesioni I laboratoreve

90 milion euro koncesioni I paisjeve kirurgjikale

70 milion euro koncesioni i dializes

60 milion euro koncesioni i Check Up-it

Totali, 285 milion euro vetem koncesionet ne Shendetsine Rilindase!

Kuptohet, keto jane shifrat qe keni sjelle ketu sepse nese Nushi i radhes nuk eshte e kenaqur, ju i shtoni me vrap me nga 5 milion euro ne vit si te qene qindarka.

Ja leket qe u duhen shqiptareve per te arritur nje minimum jetik!

Ja pse shqiptaret nuk arrijne ne fund te muajit!