Deklarata dhe Njoftime

LIBRA thërret Diasporën - nga Daniel Shahollari

Të dashur bashkëatdhetarë,

Unë quhem Daniel Shahollari,

drejtues I departamentit të Diasporës, i zgjedhur nga  bërthama LIBRA.

 

Fillimisht dëshiroj ti shpreh mirënjohje secilin prej jush që vendosët te jeni pjesë e LIBRA-s me dëshirën për të kontribuar për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë tonë të përbashkët.

Gjithashtu dua t’ju garantoj përkushtimin tim maksimal për të punuar me kurajo dhe vendosmëri së bashku me ju,

në celjen e një rrugë të re për Shqipërinë, të denjë për të gjithë bijtë dhe bijat e saj,

kudo ku jetojnë nëper botë.

 

Vëndi ynë ka nevojë sot më shumë se kurrë për bashkim dhe harmoni jo përçarje dhe ndasi.

 

Unë nuk di të ketë ekzistuar ndonjë shoqëri, komb apo shtet, ndërtuar mbi përçarjen, dhe në të njëjtën kohë të ketë patur begati, paqe dhe harmoni.

 

Ajo që na duhet sot është uniteti ,dhe ju anëtarë të dashur të diasporës e keni treguar ndër shekuj se keni qene dhe jeni faktor i pazëvendësueshëm për të arritur këtë unitet sa herë i është dashur atdheut.

 

LIBRA është partia e parë në Shqipëri e cila ka vendosur në themel të programit të saj votimin dhe përfaqësimin politik të Diasporës ne parlament.

 

Ne jemi bindur për të mos u tërhequr ne asnje moment deri ne realizimin e plotë te programit dhe për këtë na duhet mbështetja juaj.

 

Ndaj ju bëj thirrje të na shkruani në adresat tona të kontaktit per kërkesat ,idetë dhe cdo kontribut tjetër qe deshironi te jepni për LIBRA-n në këto zgjedhje.

 

Ne duam të dëgjojmë zërin tuaj dhe të jemi zëri juaj !

 

 

Daniel Shahollari

Departamenti I Diaspores

Cel : +355689047810

Email : This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

 

Web: www.libra.al