Shёndetёsia qё duan
Nuk mjafton qё nёpёr spitale ska ilace e hallexhinjtё detyrohen i blejnё!
Nuk mjafton qё spitalet nuk bёjnё analiza se skanё reagentё!
Nuk mjafton qё qendrat shёndetsore janё si Spaҫi, se helbete, lekёt e tyre i mori Vilma!
Nuk mjafton qe fёmijёt me diabet i blejnё akoma fishat, megjithёse fondi pёr ta ka dalё!
Nuk mjafton qё u dogjёn njerёz tё gjallё te privati, po natyrisht, faji mbeti jetim!
Nuk mjafton qё do paguajmё mbi 10 vjet, 5 koncesionarё qё janё majmur!
Nuk mjafton qё korrupsioni nё shёndetёsi ёshtё bёrё buka e pёrditshme!
Tani, edhe hallexhinjtё qё mezi mbajnё frymёn me ndihmё sociale, duhet tё “falen” mё parё te Vilma Nushi!Nuk besoni?Shihni nё foto: VKM nr 955 e datёs 07.12.2016, pika 8 e saj (mos e kёrkoni nё sitin e Kryeministrisё kete VKM, nuk do ta gjeni!)
Check Up-i qё dёshtoi nga “pjesmarrja” e lirё e njerёzve, duhet tё mbahet nga ata qё shteti sorollat nё cdo mёnyrё....pёr mё pak se njё copё bukё!
Kjo ёshtё shёndetsia qё ata duan!
Me poshte VKM
VENDIM
Nr. 955, datë 7.12.2016
PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË PROCEDURAVE, DOKUMENTACIONIT DHE
MASËS SË PËRFITIMIT TË NDIHMËS EKONOMIKE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, pikat 1 dhe 6, 20, pika 2, e 43, të
ligjit nr. 9355, datë
10.3.2005, "Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore", të ndryshuar, me
propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
I. SUBJEKTET, KRITERET DHE DOKUMENTACIONI PËR PËRFITIMIN E NDIHMËS
EKONOMIKE
1. Ndihma ekonomike shpë
rndahet sipas procedurave të përcaktuara në këtë vendim.
2. Ndihmë ekonomike përfitojnë:
a) familjet në nevojë;
b) jetimët të cilët nuk janë në institucione;
c) prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë;
ç) vi
ktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore deri në çastin e
punësimit të tyre;
d) viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të
mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.
3. Ndihma ekonomike, për familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme, është një
pagesë që jepet në formën e një shpërblimi mujor në lekë, e cila kufizohet në kohë, për një
periudhë jo më shumë se 5 vjet.
Kufizimi në kohë i ndihmës ekonomike n
uk aplikohet, për:
a) familjet, anëtarët e së cilës janë mbi moshë pune;
b) familjet me kryefamiljare gra, me të paktën një fëmijë që ndjekin arsimin bazë.
4. Për të përfituar ndihmë ekonomike, subjektet e përcaktuara në pikën 2 të këtij vendimi,
paraqesin
dokumentacionin e mëposhtëm:
4.1 Për familjet në nevojë, kryetari i familjes/ anëtari madhor, së bashku me bashkëshorten,
kur ka një të tillë, kërkojnë të aplikojnë pranë administratorit shoqëror të seksioneve të ndihmës
dhe të shërbimeve shoqërore në bas
hkinë/njësinë administrative, ku kanë vendbanimin duke
paraqitur, si më poshtë:
a) Kopjen e kartës së identitetit të aplikantëve;
b) Certifikatën e pronësisë, të lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme/
vërtetimin e lëshuar nga Zyra e Ka
dastrës, apo aktin e marrjes në pronësi ose në përdorim të
tokës, për zonat ku regjistrimi i pronësisë nuk ka përfunduar ende.
4.1.1 Për rastet që janë në proces zgjidhjeje martese dhe ende nuk ka një vendim gjykate të
formës së prerë, dokumentacioni i për
caktuar në pikën 4.1, paraqitet i ndarë nga secili
bashkëshort. Krahas këtij dokumentacioni paraqitet edhe vërtetimi i gjykatës që bashkëshortët
janë në proces zgjidhjeje martese.
4.1.2 Për familjet në nevojë, që në përbërje të tyre kanë invalidë pune apo
persona me aftësi të
kufizuara që përfitojnë pagesë për aftësinë e kufizuar, krahas dokumentacionit të përcaktuar në
pikën 4.1, paraqesin edhe kopjen e vërtetimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për
Punë.
4.1.3 Për fëmijët e familjeve në nev
ojë, që ndjekin arsimin bazë, paraqesin edhe vërtetimin për
ndjekjen e shkollës të lëshuar nga shkolla, i cili është i detyrueshëm për t'u dorëzuar dy herë
brenda një viti shkollor, për të përfituar pagesën shtesë.
4.1.4 Për fëmijët e familjeve në nevojë q
ë vaksinohen paraqesin edhe fotokopje nga libri i
shëndetit të fëmijës për vaksinën e kryer sipas kalendarit të detyrueshëm për grup
-
moshat e
fëmijëve, për të përfituar pagesën shtesë.
4.2 Jetimët, të cilët nuk janë në institucione, paraqesin pranë adminis
tratorit shoqëror të
seksioneve të ndihmës dhe të shërbimeve shoqërore në bashkinë/njësinë administrative:
a) kopjen e kartës së identitetit;
b) kopjen e noterizuar për statusin e jetimit, sipas kërkesave të parashikuara në ligjin për statusin
e jetimit, t
ë ndryshuar.
4.3 Prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë,
plotësojnë dokumentacionin e përcaktuar në pikën 4.1 të këtij vendimi.
4.4 Viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes
shoqërore deri në çastin e
punësimit të tyre, paraqesin:
a) kopjen e kartës së identitetit;
b) vërtetimin e trajtimit në institucionet e përkujdesjes shoqërore, të lëshuar brenda 30 ditëve të fundit.
4.5. Viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të
mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes paraqesin:
a) kopjen e kartës së identitetit;
b) urdhrin e mbrojtjes ose urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes, për rastet e parashikuara në
shkronjën "d", të pikës 2,
të këtij vendimi.
II. PROCEDURA E APLIKIMIT PËR PËRFITIMIN E NDIHMËS EKONOMIKE
1. Administratori shoqëror, në prani të kryetarit të familjes/anëtarit madhor, së bashku me
bashkëshorten, kur ka një të tillë, kur aplikon për ndihmë ekonomike, hedh në Regjist
rin
Elektronik Kombëtar, brenda 10 ditëve të para të muajit, të dhënat e mëposhtme:
a) Formularin për aplikim për ndihmë ekonomike, sipas shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij
vendimi është pjesë përbërëse e tij dhe përmbledh informacionin për:
i) demografin
ë e familjes, arsimin dhe punësimin;
ii) llojin e banesës;
iii) pasuritë/asetet familjare;
i


