Deklarata dhe Njoftime

Flitet shume keto dite per mbetjet, nga media te huaja, nga portale, sigurisht jo nga qeveria.

LIBRA kerkon t’ju sjelle  ne vemendje nje fakt te kaluar ne heshtje, ne fakt, nje VKM.

Eshte VKM me numer 638 i dates 7.09.2016, botuar ne fletoren zyrtare te 14 Shatorit 2016

” PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR TRAJTIMIN E SIGURT TË MBETJEVE RADIOAKTIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Nuk behet fjale per miratimin e nje Rregulloreje te re, nje Rrregullore e tille egziston qe ne 7.01.2010.Cuditerisht, rinovohet ne Shtator 2016, ndersa ne Parlament nuk kalon Ligji i Mbetjeve.

Por le te shofim per cfare behet fjale:

1. Ne rregulloren/VKM te 2010-es, ne piken 3/b,  mbrohet  politika që për burimet radioaktive të ardhura në vendin tonë, të krijohet mundësia e kthimit te prodhuesi, ndersa tek rregullorja e 2016 kjo pike eshte hequr. Jo rastesisht, pasi ne kete menyre i hapet rruga depozitimit te tyre ne Shqiperi nepermjet personit tjeter dhe me konkretisht; Personit te licensuar per depon e menaxhimit te mbetjeve radioaktive. (Shih Nenin 17, pika 2 dhe Nenin 30 te kesaj VKM-je)

2. Ne Rregulloren/VKM  2010, flitet per Qendren e Fizikes Berthamore si te vetmin ent shteteror, akademik dhe te specializuar ne trajtimin dhe magazinimin e mbetjeve radioaktive. Ne Rregulloren/VKM 2016, eshte zhdukur QFB nga roli i saj dhe shfaqen dy aktore te rinj ne trajtimin e mbetjeve radioaktive; Përdoruesi i licencuar për aktivitete që gjenerojnë mbetje radioaktive dhe Personi i licencuar për depon e menaxhimit të mbetjeve radioaktive. 

Tashme depozitimi perfundimtar i mbetjeve kthehet ne nje biznes qe behet i ligjshem me nje license te KMR. Pra mund te kemi me dhjetra apo qindra persona juridike te licensuar per trajtimin e depozitimin e mbetjeve radioaktive.

Nuk mjafton; KMR, nje komision qe nuk ka sigurisht specialistet akademike te QFB, jo vetem licenson por edhe kontrollon keto depo. (Neni 33, Neni 39  dhe 53 i VKM-se 2016)

Pra, ligjerohen me nje VKM qe ka 60 Nene, me shume se edhe nje Ligj, depozita te perhershme te mbetjeve radioaktive ne Shqiperi!

 

Si mund te lejojme qe trajtimi i mbetjeve radioaktive  te kaloje ne duart e cdo privati, personi juridik apo fizik qe i pajisur me nje licence te thjeshte, mund te depozitoje perjetesisht keto mbetje ne token, ujin, ajrin tone?

 

Pse i hiqen QFB-se, nje institucioni akademik ne varesi te Universitetit te Shkencave te Natyres, e drejta e trajtimit dhe depozitimit te mbetjeve radioaktive, per tju kaluar si licensimi, kontrollidhe revokimi, nje Komisioni te Ministrise se Shendetesise? 

 

Si ka mundesi qe ky liberalizim, perkon me Shtatorin 2016, muaj kur u kuptua perfundimisht qe Ligji i Mbetjeve nuk do te kalonte, muaj kur ne Portin e Durresit u fotografuan konteinere te dyshimte, kur mjete te medha ushtarake u fotografuan qe qarkullonin te mbrojtura ne qytete te ndryshme ne vend?

 

Si ka mundesi qe qe nga Nentori 2015 deri ne Nentor 2016, u perditesuan tre Rregulore/VKM, qe te treja per trajtimin, transportin dhe depozitimin e mbetjeve te rrezikshme: VKM nr 877 e 30.10.2015, VKM nr 638 e 7.09.2016 dhe, VKM nr  815 e 16.11.2016.

 

Keto fakte, te lidhura me artikujt nga media te huaja (Roma, qe botohet qe nga 1862, CNN greke) si dhe hetimet qe Prokuroria italiane po kryen ne shume vende te Ballkanit, na shtyjne te kerkojme:

 

LIBRA kerkon se pari, TRANSPARENCE INSTITUCIONALE te te gjithe institucioneve shteterore pergjegjese per transportin, transitin, licencimin, perpunimin dhe depozitimin e mbetjeve dhe atyre te rrezikshme ne vecanti.

LIBRA i kerkon Shoqerise Civile dhe qytetareve shqiptare te ngrene zerin, pasi kete radhe, rreziku mund te jete shume i madh.

LIBRA i kerkon Prokurorise te hetoje deri ne fund, ne menyre qe shqiptareve te mos u shtohet nje arsye madhore per ta braktisur kete vend.