Sikurse shumë prej kanë marrë informacion nëpërmjet adresës së tyre elektronike, nëpërmjet website të LIBRA dhe faqes zyrtare të Lëvizjes tonë të përbashkët politike në facebook, LIBRA është duke organizuar zgjedhjet e para të brendshme për Kryetarin e LIBRA dhe për 30 anëtarët e Bërthamës se saj qendrore.
Për të hequr çdo fije dyshimi nga të gjithë anëtarët LIBRA, por edhe për të mbrojtur fshehtësinë dhe sigurinë e VOTËS, LIBRA ka vendosur të kontraktojë një kompani amerikane për të administruar të gjithë procesin zgjedhor.
Kështu që ne na mbetet vetëm t'i japim këtij procesi rëndësinë e merituar duke kandiduar dhe më e rëndësishmja duke VOTUAR.
Le ti kthehemi pak anës teknike:
TË SHPREHËSH VULLNETIN TËND NË ZGJEDHJET E LIBRA MË DATË 11 & 12 SHKURT ËSHTË SHUMË E THJESHTË
Hapi 1: Në orën 8:00 am në adresën tuaj të email do t'ju vijë një email nga LIBRA, në trupin e të cilit do të gjeni një link I cili ka të inkorporuar një kod unik dhe sekret tuajin si dhe një fjalëkalim.
Hapi 2: Kështu që nuk na mbetet vetëm ta klikojmë dhe më pas të na hapet një dritare me fletën elektronike të votimit LIBRA.
Hapi 3: Kur të shprehësh mendimin tënd për kryetarin e ardhshëm të LIBRA duhet të zgjedhësh vetëm një emër, në të kundërt sistemi nuk të lejon të vazhdosh. Ti zgjedh emrin e kandidatit që parapëlqen dhe më pas klikon VOTO.
Hapi 4: Kur të votosh për 30 anëtarët e Bërthamës LIBRA në fletën e votimit do të kesh të gjitha kandidaturat që janë vetëofruar dhe që kanë kaluar me sukses takimin me Komisionin e Etikës. Këtë herë do të kesh mundësi të zgjedhësh 1 – 30 emra që mendon se janë përfaqësues të denjë të principeve dhe ideve të LIBRA dhe më pas klikon VOTO.
• Nuk ka asnjë shans që të kthehesh mbrapa pasi ke votuar apo të provosh të votosh sërish.
Mos harroni LIBRA voton më 11 & 12 Shkurt.


