Deklarata dhe Njoftime

Sot dhe nesër zhvillohen zgjedhjet e brendshme në LIBRA. E gjithë anëtarësia LIBRA është ftuar të votojë për Bërthamën e saj me 30 anëtarë dhe për Kryetarin. Këto zgjedhje janë realizim i një demokracie të drejtëpërdrejtë në LIBRA.


Votimi do të jetë elektronik, përmes adresës email. Eshtë kontraktuar një kompani amerikane, e cila e realizon këtë votim. Çdo votues kontaktohet përmes adresës së tij email dhe me një procedurë mjaft të thjeshtë ai përzgjedh anëtarët e Bërthamës nga një listë prej 48 kandidatësh dhe kryetarin, mes dy emrash. Kjo procedurë e bën votën e çdo anëtari të thjeshtë, të garantuar, të lirë, të pagjurmueshme.

Eshtë hera e parë që një parti politike në Shqipëri realizon një proces kaq të lirë e të ndershëm zgjedhor. LIBRA ka organizuar një proces intensiv informimi dhe sensibilizimi të të gjithë anëtarësisë. Me dhjetra të rinj të Forumit Rinor LIBRA janë angazhuar për të telefonuar çdo anëtar, një për një, me mijra anëtarë, dhe për t’i sensibilizuar të kandidojnë si dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.


Anëtarët janë informuar çdo ditë, përmes email dërguar në adresat e tyre. Faqja jonë online libra.al, ka funksionuar si një burim informacioni dhe fjale e çdo anëtari apo kandidati për Bërthamë gjatë kësaj fushate.


Vetëm këto ditë faqja ka patur me mijra..?


Procedura e kandidimit ka qenë statutore, e bazuar te vetëpropozimi. Ka patur rreth 120 kandidime me dosje, 78 prej tyre janë paraqitur të dorëzojnë dosjen e tyre te Komisioni i Etikës, sipas procedurës së brendshme të LIBRA. Cdo kandidat ka firmosur një formular vetëdeklarimi që pasqyron kërkesën tonë për drejtues LIBRA me integritet të lartë moral e figurë të pastër.


Ky proces ka qenë një siguri për kandidatë etikë, të përgjegjshëm, profesionistë dhe të përkushtuar.