Vendim i Bërthamës
Në mbledhjen e saj të datës 24 Janar, Bërthama e LIBRAs vendosi:
1. Zgjedhjet e brendshme për Kryetarin dhe Bërthamën, në përputhje me Statutin e LIBRAs, neni 8, pika a dhe b, do tëzhvillohen ditën e shtunë, datë 11 Shkurt 2017.
2. Lista e votuesve përbëhet nga e gjithë anëtarësia aktive LIBRA, e regjistruar deri më datën 4 Shkurt 2017, online dhe përmes formularëve.
3. Në përputhje me Statutin LIBRA, neni 5.4.b, çdo anëtar LIBRA ka të drejtë të paraqesë kandidaturën për t’u zgjedhur në Bërthamë ose Kryetar. Kandidaturat do të paraqiten mes datave 1 dhe 8 shkurt 2017, shoqëruar me një CV.
4. Procedurat e zgjedhjeve do të bazohen në Rregulloren e Zgjedhjeve, e cila do të shpallet në faqen libra.al më datën 27 Janar, ndërsa kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët do të bazohen te Kodi i Etikës së LIBRA-s.


