Deklarate 08.11.2016,
I nderuar z,Blushi!
Te nderuar pjesmarres ,perkrahes te partise LISTA E BARABARTE –LIBRA!
Jam shume i nderuar,qe ne emrin tuaj,sot me 08.11.2016 ,te deklaroj krijimin e partise LISTA E BARABARTE –LIBRA ne qytezen Manzez.
Kjo parti u deklarua e krijuar,nga vete deputeti Blushi dhe deputetja Hafizi ne Tirane ,me 01.11.2016 te AKADEMIA E ARTEVE.
Themelimi i kesaj partie u be ne nje atmosfere mjaft te gezueshme nga qindra e mijera pjesemarres,te rinj e te reja,pjesemarres te moshave te ndryshme,intelektuale:mesues te hequr nga puna,sepse mendojne ndryshe nga Rilindja,inxhiniere,doktore,financiere me status te nepunesit civil te hedhur ne rruge,invalide,te pa pune nga e gjithe Shqiperia.
E,nuk ka se si te ndodhte ndryshe!
Njerezit e ndershem e duan lirine .Njerezit e ndershem e duan dinjitetin,e duan punen,e duan Shqiperine te perparoje.Te pandershmit duan vetem partine dhe pastaj si ushinjezat t´i thithin gjakun popullit,Atdheut.
Per kete liri dhe dinjitet ,populli yne ,sakrifikoi me shume se te gjithe popujt e Europes.Te gjithe luftuam per kete liri qe nga vitet 90-te e deri me sot.Por u zhgenjyem!Ajo asnjehere nuk na buzeqeshi!Sa me shume koha kalonte,aq me shume vritej ajo!
Partite e vjetra e tradhetuan kauzen e popullit .Ato asnjehere nuk kane dashur ta cojne popullin tone ne Europe.Gjithmone ato kane synuar ta plackisin kete vend ,ta vjedhin,ta varferojne dhe ia kane arritur qellimit.
Por historia do t´i ndeshkoje rende!
Ne kete vend nuk vleresohet dija, arsimi.Nuk vleresohet i ndershmi i drejti.Ne kete vend vleresohet vetem i hurit dhe i litarit.
Duhet te jeshe i hurit dhe i litarit qe te behesh kryebashkiak,i hurit dhe i litarit qe te behesh administrator,apo drejtor,duhet te jeshe i denuar per vepra penale nga me te ndyrat qe te behesh deputet,ku i vrari ne varr,i plagosuri ne burg dhe vrasesi i lire,deputet,per te tundur kartonin ne parlament duke miratuar ligje ne emrin tim,ne emrin tuaj dhe ne emer te te gjitheve!
E tmerrshme kjo,por e vertete si drita e diellit!
Dhe me ne fund,duhet te jeshe Arturo Ui ,qe te behesh kryeminister!
Pa le president!Mjafton te mbashe ne qafe kemboren dhe thumbin te ta tundin te tjeret!
Sa qesharake !
Hidhi nje sy administrates publike! Me te drejte z.Blushi te libri Leter nje socialisti ,-thote qe e hasanizuan Shqiperine .
Trafikante te te gjitha llojeve e ngjyrave e kane uzurpuar kete vend .Partite e vjetra,pasi e vodhen kete vend,e hasanizuan ate!
Dhe nuk u mjaftuan me kaq !Pastaj e kriminalizuan!
Perseri nuk u mjaftoi !Duhej gjetur nje forme tjeter per ta kriminalizuar me tutje deri ne palce, hashashizimi!
Me te drejte,njerez te varfer bien viktime e hashashit ,te tjere largohen nga syte kembet neper Europe,per nje jete me te mire,sepse ne Atdheun e tyre nuk shohin drite ne fund te tunelit.
E pa besueshme,por e vertete!Shqiperine e kthyen ne nje vend te pabanueshem ,te pajetueshem!
Atehere,po ju drejtohem me drejtperdrejt! Ta leme Shqiperine ne duart e hajduteve dhe krimineleve dhe fati I femijeve tane,te mos dihet?
Une si intelektual,mendoj qe jo! Por cfare duhet bere atehere?
Mendoj se duhet te bashkohemi!T´u japim shprese gjith shqiptareve se Shqiperia behet! T´u japim shprese mijera te papuneve,te cilet jetojne ne skamje e varferi,jane gjunjezuar perpara padrejtesise se pushtetit te djeshem e te sotem,t´i ringreme dhe t´u ndezim shpresen.
Te rinjte do ta bejne Shqiperine,ky eshte dhe besimi i palekundur i z.Blushi.
Le te bashkohemi pra,te gjithe se bashku,te LIBRA!
LIBRA do te thote liri, do te thote dinjitet, do te thote te jeshe i barabarte para ligjit ,do te thote ekuiliber social,ku njerzit te ndjehen te lire,te thone fjalen e tyre te lire,te votojne te lire,te punojne, te jetojne,te rrisin femijet e tyre ne menyre te ndershme dhe te kene shprese per te ardhmen.
Por, ne fund,LIBRA ka dhe nje porosi: Te ndeshkoje pa meshire hajdutet e pronave,hajdutet e parave publike,oligarket,gjyqtare e prokurore te korruptuar,pasi jane ngopur me para,ne shkembim te vendimeve ,kerkojne dhe harem.
Prandaj,ju bej thirrje,te gjithe sa jeni ketu,te nenshkruajme per kete levizje te madhe sociale dhe le te mbeten keto firma si simbole te nisjes se nje rruge te re dhe nje jete te re.
Rruge te mbare partise LISTA E BARABARTE –LIBRA!
Ju faleminderit te gjitheve! Nismetar i krijimit te deges se partise
Manez ,me 08.11.2016 Naim Disha


