Ngjarje

LIBRA do të ulë çmimin e ushqimeve bazë, duke zbritur në 5% TVSH për ushqimet

Të gjitha vendet e Europës i tregtojnë më lirë ushqimet bazë, për të lehtësuar çmimet për qytetarët e tyre. Taksa e ushqimeve bazë (TVSH) në Shqipëri është disa herë më e lartë edhe se në Francë e Gjermani, pa llogaritur vendet e rajonit dhe vendet kufitare, ku qytetarët i paguajnë shtetit për konsumin ushqimor 3-4 herë më pak se tek ne. Kjo bën që shqiptarët të paguajnë më shtrenjtë për bukën, mishin, vezët, qumështin, vajin, sheqerin, etj.


LIBRA është e vendosur që taksën e lartë prej 20% për ushqimet bazë ta ulë në 5%. Kjo do të sjellë që këto ushqime të blihen 15% më lirë se sot. Ky akt do të rrisë cilësinë e jetës së 1 milionë të varfërve dhe pensionistëve si dhe do të rrisë konsumin.
LIBRA ËSHTË RRUGA E RE.