Ngjarje

Pёrshёndetje

Unё jam farmaciste. Kam emigruar jashtё  pёr 11 vjet rrjesht.

Pas 11 vjetёsh emigracion, ҫdo gjё mund tё kisha menduar, pёrveҫse tё isha nё  grupin themeltar tё njё  Partie tё re. Mendoja se kishim edhe shumё Parti dhe militantё.

Ju afrova kёtij grupi, sё pari me kuriozitet. Çfarё gjeta, pse u bashkova?

Ka nё kёtё grup tё rinj, mё tё rinj se unё, qё kanё studiuar jashtё, kanё studiuar nё Europё. Kёta tё rinj, ndёrsa ne flasim pёr luftёn ndaj varfёrisё,  shohin njё vizion tё kёtij vendi pas 25 vjetёsh.

Ndёrsa ne diskutojmё luftёn ndaj njё Ligji tё padrejtё pёr arsimin, ata kёrkojne tё na njihen shkollat, tё njihen  diplomat tona  nёpёr botё.

Nё kёtё grup, ka tё rinj qё ёndёrrojnё kaq fort  e kaq bukur, saqё unё me ta ndihem e re.

Pёrballё  tyre, politikanё qё jo thjesht i udhёheqin, por  qё pёr herё tё parё nё kёtё vend, shkruajnё tё zezё mbi te bardhё  nё Statutin e kёsaj Lёvizje, se mandati i tyre nuk mund tё jetё mё  shumё se 6 vjet nё total dhe mё pas, do ti lёnё stafetёn kёsaj rinie.

Kjo ёshtё  garancia pse jam kёtu; njё rini e pёrsosur  qё mё bёn tё ёndёrroj fort  dhe njё  politikё e gatshme ta udhёheqi e qё nesёr ti lёrё  stafetёn.

Kjo ёshtё Libra!

 

Ftoj kёdo qё  ti afrohet  kёsaj lёvizje,  me dёshirёn pёr tё dhёnё  diҫka nga vetja, nё mёnyrё qё djali im, fёmija juaj, tё kenё dёshirё nesёr tё jetojnё nё vendin e tyre.