Kiara Myslymaj
A e dini çdo të thotë të ndërtosh ëndrra të reja ne nje shtet me një shpresë të plakur?! Unë e di, ose më saktë të gjithë e dimë dhe po e përjetojmë këtë realitet të mbrapshtë në të cilin e kemi të ndaluar të ëndërrojmë. Në këtë realitet në të cilin rinia shihet si një shumicë votash dhe jo shumicë ëndrrash. Në këtë vend i cili po na zbon bashkë me sakrificat e prindërve tanë, bashkë me dijen dhe librat mbi të cilat mbollëm çdo shpresë dhe ideal.
Por shpresa vdes e fundit - thotë populli, edhe nëse shpresa jonë është ende në grahmat e saj te fundit, ajo është ende gjallë.
Të gjithë jemi të rinj, jemi studente dhe forca jonë është dija, ajo është lufta e vërtetë e një populli të zhytur në injorancën e politikës. Ndoshta gjatë një lufte dhe mund të humbasësh ashtu siç mund të prekësh dhe fitoren por po nuk luftove do jesh përjetësisht i humbur dhe përjetësia është një fjalë e denjë për fjalime politikanësh për një të ardhme të ndritur por ne jemi duke jetuar 'sot' pasi ne jemi e tashmja, ne jemi shpresa e fundit e këtij vendi, ne jemi të lirë dhe të barabartë, ne jemi LIBRA. Bëhu e tashmja e këtij vendi që po i shkaterrojnë çdo të shkuar dhe të ardhme. Bëhu Libra!
(Shkëputur nga takimi me të rinjtë në 20 Nëntor)