Ngjarje

Bashkimi Europian nuk na caktoi serish datë për hapjen e negociatave.

Është njëlloj sikur të të ftojnë për kafe por mos të thonë as ditën, as orën dhe as vendin. Ky është cmimi i kanabisit, i banditëve që hyjnë në Kuvend, i vonesës së Reformës në Drejtësi dhe i parave që rrezikojnë të blejnë zgjedhjet! Ndërkohë tre pergjegjësit e shtyrjes së takimit me Europen janë të ngarkuar me punët e tyre të perditshme: Deliri kërcënon Europën, Saliri kërcënon Delirin, ndërsa Iliri kërcenon veten. Në fakt të tre kercënojnë Shqipërinë!