Ngjarje

Ne nё Libra kemi vendosur  tё mos shohim pas, por tё ngremё zёrin pёr tё  gjithё qytetarёt  dhe tё ofrojmё alternativa  bazuar nё njё analizё tё mirё sektoriale. 

Duke lexuar “Legatum Prosperity Index 2016” nuk mund tё mos mё binte nё sy vlerёsimi shumё i dobёt i Shqipёrisё nё tё gjitha fushat qё mbulon ky indeks, vecanёrisht ai i mjedisit. Jemi vetёm nё vendin e 121 nga 149 vende pjesmarrёse nё indeks. Nёse do bёja njё krahasim tё renditjes nё kёtё sektor ndёr vite, kemi njё pёrkeqёsim tё vazhdueshёm nga viti nё vit dhe kёsaj rradhe, ja arritёm tё jemi tё parafundit nё Europё.

Vende tё tilla si Kroacia, Bullgaria, Maqedonia na lёnё respektivisht 90, 80 apo 40 vende pas.

E klithma ime merr zё e shpёrthen.

Si mundet tё flasim pёr antarёsim nё BE kur mjedisi shkelet me tё katra kёmbёt  nga vetё institucionet , megjithёse kemi ligje tё mira pёr mbrojtjen e mjedisit?

Si mundet tё flasim pёr antarёsim nё BE kur kemi masakruar tё gjitha burimet tona ujore, por trumbetojmё menaxhim tё integruar tё ujrave?

 Si mundet tё flasim pёr antarёsim nё BE kur kemi degradim tё zonave tё mbrojtura e qeveria trumbeton rritje tё sipёrfaqes sё tyre?

Si mundet tё flasim pёr antarёsim nё BE kur monitorimi e inspektimi janё vetёm  nocione e jo struktura?

E si-ja vashdon pafund  me rrёmujёn e madhe nё menaxhimin e mbetjeve, ku qeveria nxiton tё japё koncensione e ndёrtojё inseneratorё pёr tё( gjoja )rregulluar katrahurёn nё sektor, me gjendjen katastrofike tё pyjeve pavarёsisht moratoriumit  famёmadh, me erozionin e theksuar qё po con nё det mijra m3 tokё e qё sigurisht ka efektet e tij zinxhir, me ndotjen e ajrit qё thithim, me shfrytёzimin pa kriter tё burimeve natyrore etj etj.

Ne nё Libra  nuk duam qё Shqipёria tё jetё e fundit nё Europё.

Mjaft mё me demagogji!

Ne duam ndryshim!

 Pёr tё gjithё ju qё mendoni e shpresoni se sё bashku mund tё punojmё dhe ofrojmё alternativa pёr njё mjedis tё shёndetshёm,  ejani nё LIBRA .

 

Sё bashku mund ta bёjmё Shqipёrinё njё vend tё jetueshёm pёr fёmijёt tanё.               

M.M