Blog

Nga Durim Karaj

Kur kanë kaluar 65 ditë nga ngritja e çadrës përpara kryemistrisë gjithkush shtron pyetjen a kanë të drejtë njerëzit të protestojnë në këtë mënyrë dhe për cfarë po protestojnë?

Të gjithë japin mendime pro dhe kundër kësaj forme proteste. Si shumë të tjerë dhe unë po jap një mendim rreth çadrës. Së pari opozita po kërkon qeveri teknike, unë mendoj që nuk është e drejtë nga njëra anë kjo gjë pasi mandati aktual i qeverisë duhet përmbushur. Por nga ana tjetër nëse qeveria aktuale nuk është në gjëndje ti sigurojë zgjedhjet e ndershme atëherë të dorëhiqet. Zgjedhjet e ndershme, transparente dhe pa vjedhje votash do të ishin një ogur i mbarë për avazcimin e vendit drejt dyerve Europiane. Më duhet të ndalem dhe të them pa vjedhje votash sepse në zgjedhjet e kaluara mu dha rasti të isha vëzhgues në numërimin e vota e aty pashë se sa shumë ndëshkoheshin e penalizoheshin partitë e ashtëquajtura të vogla nga komisionerët numërues duke ja mohuar votat. Për këtë arsye jam dakort me çadrën kur kërkon numërim elektronik pasi vetëm kështu do shmangej vjedhja e votës dhe verdikti i popullit do lexohej drejt dhe sakte. Mirëpo kjo gjë nuk arrihet duhe qëndruar në çadër por duke kërkuar dialog politik sesi ta zgjidhin këte problem. Së dyti çadra kërkon të zhduket fenomeni i blerjes së votës për këtë jam dakort me çadrën por jo duke ndenjur në çadër po duke shkuar në parlament e duke propozuar ligje ndëshkuese për blerësit dhe shitësit e votës. Për më tepër që dhe vetë subjekte politike duhet të ndërgjegjësohen e të kuptojnë që nuk arrihet fitorja me blerje votash pasi dhe qëndrimin në pushtet nuk do e kenë jetëgjatë. Së treti çadra po pohon që vendi është mbushur me droge e se bandat e krimi po marrin nën kontroll vendin, a vallë a do zgjidhej gjë me qeveri teknike kush do kishte guximin ta zhdukte këtë katraure që po sfidon policinë? Çadra duhet të ishte në parlament e atje ta ngrite zërin fuqishëm e të vinte para përgjegjësisë ministrin e brendshëm si përgjegjësin kryesor! Vetëm kështu mund të kishim pak shprese se do rregullohej ndonjë gjë për mirë. Vlen të theksohet se për aq kohe sa çadra do jetë në çadra e jo në parlament në vendin ku shqiptaret ja kanë besuar për të qenë vështirë se do zgjidhet gjë dhe populli vështirë se do ketë më besim te kjo klase politike...