Kronika nga “rilindja”/ Kur premtohej vend pune për të marrë pjesë në
referendumin kundër Blushit
Telefonata ku të munden nga “rilindja” për të ripunësuar çiftin “Rama-Meta”
Ilir Sinanaj
Si ky muaj prill një vit më parë (2016), “rilindja” detyroi anëtarësinë e Partisë Socialiste
që të mos zhvillonte zgjedhje për kryetar të kësaj forcë politike, por të merrte pjesë në një
“referendum farsë” për të pasur apo jo zgjedhje. Me fjalë të tjera “referendumi farsë” i
“rilindjes” kishte për qëllim t’i bllokonte Ben Blushit të kandidonte për kryetar të PS-së,
duke shkelur kështu rregulloren e kësaj force politike.
Ndërkaq, në strukturat e PS-së të Njësisë 5, Tiranë, disa ditë para “referendumit farsë”
pati mbledhje me anëtarë të ndryshëm. Ajo që vihej re ishte toni i zbutur i drejtuesve të
“rilindizuar” që flisnin me anëtarët. Madje sa nuk luteshin për të marrë pjesë në këtë
referendum të “rilindjes”. Puna arriti deri aty sa u fol edhe për punësimin e anëtarëve në
punë shtetërore dhe si “do të ndihmoheshin” për t’ia arritur kësaj. Kjo ishte e çuditshme
sepse, jo vetëm që anëtarë të PS-së në Njësinë 5 vuanin papunësinë, por nga ana tjetër
ishte hera e parë pas një kohe të gjatë në pushtet, që drejtues të “rilindizuar” brenda PS-së
po tregonin të vetmen gjë që socialistëve të ndershëm u mjafton nga kjo forcë politike:
RESPEKT. Është e çuditshme sesa i kishte frikësuar drejtuesit e “rilindizuar” brenda PS
niveli i pjesëmarrjes së socialistëve në këtë “referendum farsë”. Normalisht ishin të
frikësuar sepse as nuk ua kishin varur.
Por me të mbaruar “referendumin farsë” vdiq si “dhembshuria” edhe “respekti” i
drejtuesve të “rilindizuar” të PS-së, për socialistin e thjeshtë. Imagjinoni kur “rilindasit”
nuk mund të tregojnë as respekt për socialistët e ndershëm, çfarë mund të presësh më
shumë për çështje madhore, si drejtimin e vendit, ndërmarrje politikash zhvillimore etj?
Vetëm në vitin 2015, 940 milionë euro të grabitura nga financat publike sipas BE-së.
Ndërkaq, 1 vit më vonë (2017), drejtuesit e “rilindizuar” brenda PS-së kanë nisur të kenë
përsëri nevojë për socialistët e ndershëm. Në verpimtrainë e “kryerilindasit” Rama me
votues për herë të parë ditën e enjte, strukturat “rilindase’ jo vetëm kanë marrë në telefon
votues për herë të parë, por madje (pa pike turpi) kanë marrë në telefon çfarëdolloj numri
që kanë në listat e papërditësuara (që do të thotë edhe ata anëtarë që janë larguar nga
“rilindja”). Sigurisht këto telefonata janë bërë me shumë edukatë,
E pra, kur “rilindja” nuk pati minimalisht as RESPEKT për socialistin e thjeshtë që
kontribuon me idealizëm dhe kërkon vetëm RESPEKT, me çfarë fytyre i kërkojnë që të
jetë “një numër për mbushje” në mbledhjet e “rilindjes” ku kërkohet të ripunësohet në
qeveri çifti Rama-Meta (Se LSI është pjesë e “rilindjes”, pasi bashkë i kanë miratuar ligjet
për koncensionet dhe kanë marrë vendim politik për kanabizimin e vendit)?


