Blog

Shqipëri në udhëkryq - nga Erida Kabashi

Sot cdo gjë rrotullohet rreth partive politike PS, PD, LSI !

Rinia e këtij vendi cdo ditë e më shumë, po kupton që më e rendesishme sesa të studiosh është të antaresohesh në një parti, sepse keshtu mund të fitosh një vend pune.

Zyrat mbushen me të rinj, organizohen aktivitete, festa, eskursione . Cdo gjë për të thithur trurin! Asnjë i ri nuk e eviton dot perfshirjen në politike, sepse partitë e medha po i joshin me të gjitha format.

E cfarë bën ISIS më shumë ?! Shpelarje truri ! Këtë bëjnë dhe partitë tona të mëdha. Eshtë e frikshme të shikosh sesa të kufizuar janë të rinjtë tane, në vend që të mendojnë për shkollen, mendojnë per zgjedhjet.. Në vend që të mendojnë si të mesojnë, mendojnë se si të bien në sy te partite respektive!

Për cfarë e kerkuam demokracinë ?! Për këtë që po jetojmë sot ?! 

JO!

Jam e sigurt që prinderit tanë nuk kanë pasur këtë gjë në mendje për ne. Pushtetare, që shqyhen me njeri-tjetrin kush e kush të thithe me shumë të rinj, kush t'i indoktrinoje sipas ideve te veta, pa asnjë parim. Quo vadis ?! 

Ku po shkojmë keshtu?! 

Eshtë e dhimbshme të shikosh se cfarë të ardhme po na pergatisin për fëmijët tanë dhe nëse dikush mundohet t'i shmanget shndërrohet në një individ të vetmuar dhe të humbur në idealet e tij !

Kriza politike i ngjan një shfaqjeje teatrale, qe nuk di ku ta klasifikosh : dramë, komedi apo tragjedi..?

Po bëhet cdo gjë që njerezit mos shohin cfarë ndodh perrreth, mos shohin betonimin, mos shohin plehrat, mos shohin ndotjen, rënien e ekonomise, mungesën e infrastruktures, shtimin e semundjeve, rritjen e papunësisë,

mungesën e mbrotjes ndaj punonjesve, etj.

Po bëhet cdo gjë për të terhequr vëmëndjen tek parlamenti, tek podiumi dhe tek spektatoret e tij!

Sot punëtoretët nuk marrin rrogat dhe askush nuk i kontrollon bizneset për këtë, pasi janë të zënë duke kerkuar fonde për të financuar fushaten.

Sot shumë punetorë janë të pasiguruar dhe të pafuqishem për ta kerkuar këtë sepse perndryshe humbin vendin e punes. Cfarë do të thotë kjo? Që në të ardhmen, ti nuk do mund të perfitosh një pension, që mjekesine ti nuk do e perfitosh falas apo me kosto të reduktuar, sepse pavaresisht se ke punuar, per ty s’ka paguar askush, që të sigurohesh dhe shteti nuk të ka mbrojtur nga kjo, sepse ishte i zënë të bente fushatë për të të marrë votën.

Sot administrata publike punon nën një presion mbytës, me frikën se nga momenti në moment do i largojnë nga puna, me detyrimin për të bërë fushatë, perndryshe puna jote nuk do tëquhet dhe për këtë do të largohesh në "spastrimin” e parë që do bëhet.

Sot të gjithë ne rrimë me sy e veshë hapur për të marr vesh se cfarë po vendos ai grup prej 140 personash që ne i deleguam në parlament para 4 vjetesh. Ne i dhamë të drejten të na qeverisin, e sot një pjese e tyre po bëjnë pazare në kurrizin tonë. Sot ata po bëjnë këtë popull te rrijë me frikë e tension, madje shumë mendojnë se kemi një atmosferë lufte, e në mos lufte sigurisht kemi nje stres dhe ankth të pergjithshem, gjithcka prej atij grupi që perfaqesojne afërsisht 3 milion shqiptarë në këtë vend, por edhe ata jashtë saj.

Jemi në vitin 2017 dhe kanë kaluar tanimë 27 vjet nga rrezimi i diktatures në Shqipëri, dhe kjo nuk është Shqipëria që ne duam, kjo nuk është jeta dhe e ardhmja, që prindërit tanë kanë menduar për ne.

Sot ne nuk duhet thjesht të jemi pasive, të japim mendime, opinione, të ushqejmë pesimizmin tonë që ky vend nuk bëhet, por duhet të kuptojmë rëndësinë e vërtetë të votës që japim ! 

Ata njerëz, që vazhdojnë të kenë parime dhe ideale, tani duhet të reagojnë dhe ta bëjnë këtë vend sic është më e mira.

Eshtë detyrimi ynë të punojmë për ta bërë Shqipërinë për shqiptarët!