Blog

Vetëm me votë te lire e transparente mund të ndryshojmë fatet e vendit dhe politikën qeverisëse te Shqipërise.

Legalizimet, nje mashtrim elektoral 

U bë një kohe e gjatë me pritje, lodhje, stres, mallkim,premtim dhe në fund asgjë.Kalon nje qeveri, njëkryeministër,kalon një qeveri e dyte me nje kryeminister të dyte, kalon fushata e pare. Kalon dhe e dyta, e treta e me radhë… Por asgje. Premtime, VKM, PROJEKTLIGJE,përsëri asgje .Një VKM e nje date bllokon VKM e dates tjeter, por dhe te qeverise se kaluar dhe perseri tallen me këtë popull. U thuhet qe qytetaret që kane ndertuar pa leje do te marrin tapine e tokes dhe te nderteses,por perseri asgjë. U thone se po bejne 2 here me shume, 3 herë me shume, por sërish asgje.Vetëm premtime.  Njerëzit shkojne në sportelet e ALUIZNIT per te bëre legalizim sipas procedurave, por hasin në probleme, si: Duhet ta kesh tokën tënde me tapi apo nuk duhet te kete plane vendore ne ato njësi apo bashki. Sërish asgje, vetëm premtime.Kur do te kemi nje legalizim të plotëtë këtyre zonave informale? Tallen me qytetarët, i shfrytëzojne per fushata elektoriale, si Partia Demokratike, ashtu edhe Partia Socialiste. Motra dhe vellezer, jetojme ne nje vend ku ligjin e ben i forti, biznesmeni,  politikani, por jo populli i mjerë, nje popull i cili vetëm perdoret nga këta politikane kodoshe.Motra e vellezer, po sos durimi, nuk mund te pritet me. Fatet e ketij vendi duhen marre ne dore.Duhet dhe ështe e nevojshme nje force e re politike ne vend, me djem e vajza te reja.Të mendojme për kete vend dhe jo te biem ne batakun e llumin e kesaj politike te ndyrë prej 27 vjetesh ne Shqiperi.Duhet të shkojme ne votime, te qarte, te bindur e te pandikuar nga oratoria e politikes se kalbur në Shqipëri. Duhet dhe ka ardhur koha t’i themi JO kësaj politike.Motra e vëllezer, duhet te bëhemi pjese e nje force te re ne Shqiperi dhe ajo quhet LIBRA, levizja qytetare e njerëzve te thjeshte ,shtresave të varfera e te mesme ne Shqipëri.