Blog

Po afrohet sezoni i veres , por si eshte situata e turizmit ne  vend ? Ka impenjim te  sektorit privat  , te instancave shteterore apo si gjithmone fjalime me shifra e vetekenaqesi te tepruar .

Turizmi eshte nje industri e madhe  qe sjell te ardhura ekonomike te larta   , punesime , rritje te prestigjit . Por kjo gje kerkon qe gjerat te merren seriozisht , te punohet  shume , qe  ceshtja te mos shikohet vetem si patriotike  por mbi te gjitha sociale .

 

Problemi fillon me  instancat shteterore  te cilat me patjeter duhet te nderhyjne me vendime dhe rregullore  per te lehtesuar dhe permiresuar  atmosferen turistike ne vend.

  • Duhet me domosdo qe shteti te marri inisiativa per uljen e barres fiskale per hotelet dhe restorantet , ashtu sic ndodh ne vendet e rajonit e me gjere.
  • Duhet  te behet pajisja e te gjitha hoteleve me sistemin e yjeve  dhe jo ti lihet kjo gje deshires se pronareve se si te rankojne  biznesin e tyre
  • Duhet te rishikohet niveli i taksave ne aeroporte dhe porte detare qe per hir te se vertetes  jane ne nivelet me te larta ndoshta ne gjithe Europen
  • Bashkite e posacerisht ato  te qyteteve  kryesore bregdetare Durres , Vlore , Sarande , Shengjin  por edhe te Tiranes , Korces , Shodres  , Fierit e me tej te organizojne ,  te promovojne e te hapin  zyrat  e informacionit   ne sheshet e qyteteve  ku te jene te punesuar djem e vajza te reja me njohuri te gjuheve te huaja  ,  te japin info  dhe te jene te pajisur me hartat e qyteteve perkatese ( qe mundesisht te ofrohen falas apo me nje cmim simbolik )  ,  te ofrohen ne keto pika  punime artizanale  dhe kartolina me pamjet nga vendi .

    Eshte e papranueshme qe ne Plazhin e Durresit vjet pikerisht ne sezonin veror kryheshin punime per zgjerimin e rrugeve saqe situata u be e padurushme dhe stresante si per perdoruesit e automjeteve por dhe per ata pushues qe per hir te se vertetes nuk ishin te shumte . Aq me keq kur shikon dhe degjon opinionet e njerezve qe midis pallateve  ne plazh neper rrugicat e ngushta ndoshta dhe pa asfalt shperthejne ujrat e zeza 

    Ne Vlore pikerisht ne periudhen e sezonit vjet pati nderprerje te vazhdueshme te energjise elektrike  . Kjo gje beri qe shume pushues iken nga hotelet dhe restorantet paten demtime e prishje ushqimesh 

    Ky vetem turizem nuk eshte
  • Duhet   te rritet kontrolli mbi ushqimet qe konsumohen neper restorante  e sidomos gjate sezonit te veres per shkak te temperaturave te larta  mundesia e kontaminimit ushqimor eshte me e larte

Ne te vertete kapaciteti akomodues i hoteleve ne vend eshte i ulet , shumica e hoteleve kane  jo me shume se 10 – 12 dhoma . Kohet e fundit eshte bere perpjeke jane ndertuar disa hotele me me shume numer dhomash por kjo eshte e pamjaftueshme per te thithur me shume grupe turistike .

 

Cmimet e akomodimit   e ushqimit  jane shume te larta duke u krahasuar me cilesine e sherbimeve  qe ofrohen

 

Pronaret e hoteleve dhe restoranteve duhet te mundohen te zgjedhin staf te kualifikuar . Kontigjenti i te punesuarve si kamariere eshte i pakualifikuar  sezonal ndoshta dhe i rastesishem qe ta servirin ushqimin ne tavoline  jo te gjithe  ne te njejten kohe por sejcilit  person  vec e vec  dhe ti nuk merr vesh cfare hengre dhe si hengre , sepse konsumimi i ushqimit  sidomos ne shoqeri eshte kenaqesi me vete.

 

Restorantet te ofrojne kryesisht ushqimin italian duke lene menjane e anashkaluar ushqimin tone tradicional duket sikur kuzhinieret  tane kane harruar apo nuk dine te gatuajne traditen  e vendit tone  . Nje pjese shume e rendesishme e turizmit eshte gastronomia  por promovimi i saj eshte shume i vaket sepse pervec serviries neper restorante duhen organizuar  nga bashkite edhe panaire gastronomie tradicionale  pikerisht gjate sezonit turistik.

 

Ne nje nga vendet fqinje servirja e ujit te pijshem eshte falas dhe shenje mireseardhje . Ka restorante  ketu qe qellimisht  kamarieri te servir ujin me te shtrenje dhe jo ate qe ti kerkon .

 

Po per pastertine e ujrave te deteve qe prekin brigjet shqiptare cfare mund te thuhet  ? Kjo len shume per te deshiruar  njesoj si pastertia e reres , ajrit  apo ndotja  akustike sepse ne fund te fundit keto jane elementet qe  perbejne ate qe ne te gjithe e quajme MJEDIS

 

Turizmi eshte shume i ndjeshem ,  sepse ai klient qe vjen nje vit dhe ngelet i pakenaqur  nuk i kthehet me destinacionit  dhe ti flet me veten duke thene " e humba kete klient" , dhe te gjithe e dime sa pune , sa kohe , sa impenjim  duhet  te krijosh klientelen e sidomos ate te perhershme.

 

Vendi yne ka nje mundesi te arte per te zhvilluar dhe turizmin  malor apo agroturizmin  sepse favorizohet shume nga diversiteti i natyres  , produkteve  ushqimore , flores dhe faunes  , traditave  kulturore  apo arkeologjine  qe ne e kemi  por nuk e ruajme por me keq akoma po e zhdukim me duart tona packa se nena natyre e ka ruajtur  dhe na e servir si vlere te madhe . Por kjo gje kerkon njerez  punetor , me vizion , specialiste te fushes  , bashkepunimit  te ngushte te shtetit me biznesin  , drejtues dikasteresh e bashkish qe punojne per komunitetin dhe jo per interesa indivitesh apo grupimesh te dyshimta

 

Te gjitha  qeverit shqiptare para dhe pas sezonit dalin me deklarata mediatike  per parashikime  e me pas me statistika qe cdo vit ka rritje te numrit te turisteve ne vend pa e ditur publiku i gjere qe ne keto statistika llogariten si turista dhe shqiptaret qe jetojne jashte dhe vijne per te kaluar 1 apo 2 jave ne shtepite e tyre apo  dhe te gjithe shtetasit e huaj  te cilet punojne dhe jetojne ne vendin tone  ,   te cilet gjate nje vit cdo  here qe hyjne e dalin nga  Shqiperia per aresye pune apo personale llogariten si turiste

 

Nuk mund te kete rritje turistike duke u bazuar tek turistet qe vijne me krociera dhe kalojne 2-3 ore ne qytet , apo grupet e turisteve qe futen ne vend me autobuza per te kaluar disa ore . E me keq akoma me ata turiste qe i shohim neper qytete me canta shpine , te cilet flejne  neper cadra e  harxhojne minimalisht  per tu ushqyer.

 

Shume mire qe vendi yne merr pjese ne panaire nderkombetare te turizmit  por ama vetekenaqesia dhe patriotizmi i tepruar nuk ndihmojne ne kete sektor sepse rreth nesh e ane  e mbane nesh kemi vende qe kane eksperienca  turizmi   prej vitesh e vitesh   apo kemi vende fqinje qe ekonomia e tyre bazohet kryesisht ne turizem .  Ne per tu bere te konkurushem me ta me pare  duhet te edukohemi me termin dhe praktikat e turizmit e te mos bejme se jemi me te miret e botes e si ne nuk ka te tjere sepse nuk eshte shenje qe e don vendin tend duke fryre shifrat e statistikave , duke folur neper media te shkruara , audio dhe vizive  me terma vetekenaqesie ( qe ne te vertete as ata  vete qe i thone nuk i besojne )