Blog

Nga Adriana KALAJA

Sot me date 21 Janar, 6 vite pas ngjarjes kur perballe godines se kryeministrise,  u vrane 4 njerez te pafajshem, une dhe shume te tjere si une, te pranishem ne ate proteste, na vjen ne mendje ne menyre te vazhdueshme: Kush i vrau Hekuran Deden, Faik Myrtaj, Zyber Veizin dhe  Aleks Niken?

Duke i shprehur ngushellimet me te sinqerta familjareve te viktimave, mendoj se kjo ngjarje ka kompleksitetin e saj si ne aspektin moral ashtu dhe ne ate ligjor.

Pa dashur te hyj ne analizen e proçesit ligjor te kesaj ngjarje, pasi e kane bere per vite e vite me rradhe politikanet ne te gjithe krahet,  vend e pa vend, do doja T`ju  percillja mendimin dhe shqetesimin tim ne lidhje me kete ngjarje te dhimshme.

Duke qene e pranishme ne kete proteste si dhe, nisur nga fakti se kam qene shume prane te te ndjerit Aleks Nika, mendoj se edhe  ne qe jemi gjalle, jemi te gjithe jemi viktima te 21 Janarit.

Jemi viktima te 21 Janarit pasi cdo kush prej nesh qe ishim ne ate proteste mund te ishim vrare ashtu si u vrane ata kater te pafajshem pasi, protesten dhe ngjarjet e rremujshme i kishte planifikuar Kryetari i Partise Socialiste qe na thirri (dihen deklaratat e Rames ne media perpara ngjarjes).

Jemi viktima te 21 Janarit se megjithese besuam dhe shpresuam te Kryeministri aktual se gjerat  pas 23 Qershorit  te 2013 do ishin ndryshe, ai na vrau te gjitheve, qe shpetuam nga ata plumba, po na vret dite pas dite. Ka futur nen mengen e tij me rrobaqepes special, po i mbron dhe pasuron, vetem Taulant Ballen, Erjon Bracen e te gjithe llojin e tij te papreçedent ne ket 26 vjet.

Cdo vit qe kalon, pres nje zgjidhje konkrete per familjet e kater  viktimave dhe per te gjithe ne qe luftuam qe gjerat te ndryshonin duke vene jetet tona dhe te familjareve tane ne rrezik. 

 

Dhe çfare shoh dite pas dite nga ky Kryeminister? Burgosje te vetem te te varferve, pasurim vetem te oligarkeve  dhe njerezve prane tij, shitjen  dhe shkaterrimin e te gjithe pasurise kombetares si dhe ne ate qe nuk ka ndodhur asnjehere ne keta 26 vjet, blerjen e te gjithe mediave ne vendin tone. Dhe kjo  ne emer te kujt? Ne emer te reformave.

Dje Enver Hoxha i bente ne emer te popullit, shembelltyra e tij sot i ben emer te reformve.

 Gjashte vite pas 21 Janarit, kam te drejten time legjitime t`i kerkoj Kryeministrit aktual te kerkoje falje publike.

Falje publike familjeve te kater viktimave qe nuk bere asgje ne keta 6 per keto familje dhe kujtohesh pikerisht 6 muaj para fushates elektorale te demshperblesh familjaret.

 

Nje falje publike per te gjithe ne, qe na nxorre aty dhe na tradhetove  duke fshehur vetem koken e Tende dhe te larove Tuaj.

Sa vite kemi qe Ju shohim duke i mare keta familjare te gjore e duke i perdorur per interesat e tua?

A keni Ju Kryeministri i vendit tim nje keshilltar (jo nje çunak qe nuk di asgje per vete dhe T`ju  jape keshilla Ju), qe T`ju keshilloje se ne raste te tilla, Ju duhet te shkoni ne familjet e viktimave  T`i  ngushelloni dhe jo ti merni ata te gjore e T`i perdorni per show mediatik?

Pse kujtohesh vetem per interesat e Tua te hedhesh balte mbi Sistemin Gjyqesor qe me gjithe problematikat e veta,  perbehet ne shumice nga njerez me integritet, nocion qe Ju nuk e njihni, dhe nuk flet asnjehere kur vendimet jane ne krahun Tuaj (nuk fole ndaj Gjykates se larte ne rastin e Edi Palokes dhe ndaj Gjyktes se Apelit Tirane ne rastine Drejtorit te Policise se Shtetit kur te gjithe e pame çfare thate gjithe soji Juaj per gjyqtarin e nderuar Arjan Aliaj)?

 

Zoti Kryeminister, Ju i vrate nje here keta te kater viktima duke i nxjerre aty dhe duke i tradhetuar.  Mos i vrisni per here te disate duke bere fushate me dhimbjen e tyre.

Sot, me shume se kurre e them me bindje te plote se kater viktimat i vrau Kryeministri Rama duke i lene ne meshire te fatit se, dhe ne te gjithe qe shpetuam ate dite na vrau dhe po na vret cdo dite Kryeministri Rama.

Ju zoti Kryeminister jeni po aq fajtor sa ata qe shkrepen armet, po aq fajtore sa ta qe prishen provat dhe po aq fajtore sa  ata qe e kishin planifikuar ta kthenin te dhunshme nje proteste paqesore (te gjithe i dime sms nga protestue ne celularin e Taulant Balles dhe deklaratat e Tom Doshit te emisioni i Sokol Balles duke paguar 25 milion lke te vjetra per autobuzet qe vinin nga veriu dhe po te besh llogari nuk mund te kushtojne kurre kaq shume nese nuk paguhen protestuesit per te bere dhune).

 

Uroj qe nje dite te pergjigjesh perpara ligjit Kryeministri i vendit tim  per vjedhjet, abuzimet, pagesat e mara nga Sorosi per Reformen ne Drejtesi, per koncensionet dhe fuiimin e oligarkeve, per burgosjen e te varferve se nuk kishin leke te paguanin per energjine, per ata qe u vetevaren neper burgje se ishin njerez te ndershem e shume te tjera por mbi te gjitha, per perdorimin e paturpshem me lot krokodili dhe me nje krafil ne dore, qe po i ben atyre kater  familjeve te ndershme.

 

Ne fund te ketij shkrimi po Ju them se une jam nje nene e dy femijeve qe ka qene e pranishme ne ate dite te zymte,  dhe jam LIBRA dhe te siguroj se nese neser do kem diçka ne dore, do jem une e para qe do te te çoj perpara ligjit.