Blog

Nga Ferdinando Deda Në rradhë të parë do doja t’u përshëndesja përzemërsisht. Unë jam një djalë që për momentin banoj në Itali. Gjithsesi do bëj çmos që vota e familjes sime të shkojë për juve që po i tregoni realitetin shqiptarëve. Në të vërtetë ne të gjithë e dimë realitetin por se di pse nuk e pranojmë. Idetë e mia janë disa por do doja t'iu shprehja më të rëndësishmet:   1- Në rradhë të parë partia Libra s’duhet absolutisht të negociojë me partitë e mëdha siç janë PD, PS e LSI. Mbi të gjitha z. Blushi duhet ta tregojë që s’do bashkëpunojë me këto parti. Une e di se e ka thënë por duhet ta bëjë të qartë edhe më shumë për të mirën e të gjithëve. 2- Do doja nga Z. Blushi të ngrinte në Parlament problemin e bojkotit: Si është e mundur qe deputetët të mungojnë me muaj në seanca dhe s’merret asnjë masë". Çfarë do të ndodhte nëse një person i thjeshtë nuk shkon në punë pa lajmëruar"?