Blog

Nga Enea Tane I dashur popull, pse s’ju bën përshtypje më asgjë, ku jeni ju që po vuani kaq shumë. Pse i pranoni këto padrejtësi që po na bëhen. Në një vend të begatë ne vuajmë nga varfëria. Këtu ku jetimi merr më pak se 40 mijë lek pension, ku ne nuk kurohemi kurrë nga sëmundjet, prej mungess së aparaturave se lekët hidhen ne koncesione vjedhëse. Ku fëmijët tanë po persekutohen. Fillojnë drogën e cigaren në një moshë tashmë 14 vjeç, ku shteti nuk i shkollon po i nxjerr në rrugë ose i burgos. I burgos fëmijet dhe vëllezërit tanë për një cigare dhe i fut në burg me kriminelë të pamëshirshëm se s’ka burgje me nivele të ndryshme. Po si mund të përballojë një fëmijë atë burg me ato persona që kanë vrarë mbi tre veta. Kemi me miliona kub ujë qe na rrjedh nga malet dhe s’kemi uje të pijshëm në shtëpitë tona dhe detyrohemi ta blejmë atë, ku me ato para mund të bënim diçka për familjet tona. Kemi me dhjetra salla sportive të mbyllura nëpër shkolla ku nuk zhvillohet asnjë kampionat, ku atu mund të luhen mbi 5 sporte, kjo gjë miq do sillte që fëmija jone të rritet i shëndetshem duke shfryrë energji, duke zhvilluar një talent që mund të ushqehet kur të rritet, bën që të rrijë larg drogës e cigares kur është i vogël. Kjo është një gjë aq e vogël për ta ndryshuar dhe pa asnjë kosto per ta bere po ato se bejne se jane te paafte dhe lakmitare. Nuk e vlerësojne jetën e njeriut. Jemi të vetmit që hapësira ajrore s’është e jona dhe i paguajmë biletat aq shtrenjtë dhe gjithmonë rrimë urte pa u ndjerë nga padrejtësitë. Energjia është prodhim vendas dhe na merr gjysmën e rrogës turp. Nafta është prodhim vendi dhe kemi çmimin më të lartë në Ballkan. Është i vetmi vend në Europë ku jeta e njeriut s’ka rëndësi, ku rrezikohet jeta nga semaforet absurde se hapet jeshilja për makinat të njëjtën kohë për këmbësorët. Kemi rrugët më të rrezikshme ku qarkullimi duhet të ndalohet natën se nuk i përmbushim kushtet. Ne jemi të gjithë dakord për taksat ok po pensionet dhe asistencat s’dalin as për të shtyrë 10 ditë, pse ndodh kjo, kur ne i paguajmë taksat që ato që s’kanë t’i ndihmojmë të ndërtojnë një jetë. Shteti na ka harruar jemi vetëm, kanë politika shumë të dobëta, janë të paaftë, mendojnë veç për vete. Miq, unë jam 22 vjeç dhe i kam luftuar që i vogël kto padrejtësi dhe do i luftoj, por me ju kam më shumë energji na ndihmoni ju lutem që ta ndryshojmë vendin tonë për fëmijët dhe vëllezërit tanë më të vegjël.