Blog

Denis Hysenbegasi

Duke ditur se ditën e diel u zhvilluan zgjedhjet në Maqedoni më është dukur shumë interesante pse askush në Shqiperi nuk flet për to? 

A e dini se shqiptarët që jetojnë atje janë më shumë se një e treta e popullsisë?  

A e dini se partitë shqiptare atje janë më të perçara se kurrë më parë?

A e dini se klasa politike atje nuk ka asnjë bashkëpunim mes veti?

A e dini se partitë shqiptare në qoftë se janë të bashkuara mund të marrin deri në 40 deputetë nga 25 që janë aktualisht?

A e dini që këto zgjedhje ata mund të humbasin edhe 4 deputetë sepse janë të perçarë?

A e dini se vota atje është në bazë të etnisë jo të ideologjisë? 

A e dini se shqiptarët atje kanë humbur shume? 

A e dini se pas shume vitesh ata vazhdojnë të vuajnë po njësoj?

A e dini se në vitin 2001 atje është bërë një luftë e cila është fituar nga shqiptarët? 

A e dini se pas luftës u vendos që shqiptarët të kenë të drejta të plota atje?

A e dini se situata vazhdon të jetë e keqe edhe pas luftës? 

A e dini se sa shqiptarë atje po identifikohen si turq? 

A e dini se sa shqiptarë ortothodoksë janë detyruar të ndryshojnë dokumentat për t’u identifikuar si sllave? 

A e dini se për vite me radhë ata janë të harruar nga shteti shqiptar?

A e dini se Kongresi i Gjuhës Shqipe është vendosur në një qytet që sot ndodhet atje? 

A e dini se nga qeveria shqiptare s’ka pasur asnjë reagim për këtë?

A e dini se qeveria  jonë merakoset për çdo gjë, për zgjedhjet në Amerikë, për rivalitetin ruso - amerikan për zgjerimin apo ngushtimin e BE-së madje për numrin e madh të kinezëve në botë ...por ajo nuk bën vetëm një gjë ...të mendojë për atë që duhet të mendojë ...për shqiptarët .. Qoftë ata brenda apo jashtë Shqiperisë …

A e dini se kjo është një shkelje kushtetute? 

A e dini se Shqipëria e ka detyrim kushtetues mbrojtjen e tyre? 

A e dini se kryeministri  yne nuk ka folur asnjë fjale per ata ? 

A e dini se "Lideri i ballkanit " nuk ka bërë asnjë vizitë te shqiptaret atje? 

A e dini se qeveria mund t’i japë më lehtë pasaportë shqiptare një afrikani, egjiptiani , kinezi, italiani, serbi, kroati, greku apo turku sesa një shqiptari nga Maqedonia? 

A e dini çfare rëndësie ka një pasaportë shqiptare për ata? 

Por pyetja kryesore është pse shqiptarët po kalojnë këto kohëra të këqia? 

Pse shqiptarët nuk mund të jenë sot më mirë dhe më pak të mjerueshëm? 

 

Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari. 

Ideja për një të ardhme më të mirë, për një politikë më të mirë, për një klasë më të mirë , është ajo që kemi më shumë nevojë .. 

Përgjegjësia jonë ndaj vendit është e pamohueshme pasi ne të gjithë do të vuajme në qoftë se vuan Shqiperia dhe do gezojme nga ecuria mire e saj.

Sot shqiperia nuk ka vetem nevoje per jurista doktore apo inxhiniere .. asaj i duhen dhe shume muratore ,, per ta ngritur atje ku i takon .

Me shpresen se pas zgjedhjeve situata atje mund te behet me mire dhe shteti shqipetar do beje ate qe i takon te pakten nje mbeshtetje ose perkrahje dhe jo braktisje do kalojne dhe keto zgjedhje .