Blog

Anonim nga Burreli

Në qoftë se shpeshherë vihet në dukje dhuna në shkolla apo shoqërinë shqiptare në tërësi, rezulton se rastet e dhunës pavarësisht sensibilizimit jo vetëm që nuk janë pakësuar, por janë shtuar. 

Këto raste janë më të prekshme, kur bëhen objekt nxënësit e shkollave, fëmijët e kopshteve, apo edhe gratë, sidomos në zona si Mati apo zona të tjera ku gruaja ende nuk është në stadin e mbrojtjes reale të të drejtave të saj. 

Në gjimnazet apo shkollat fillore të Burrelit, janë të konstatuara disa raste ku dhunohen nxënës nga disa mësues, por këto raste janë kaluar në hije nga stafet e shkollave, përgjegjësit që duhet të merren me situatën. 

Janë disa mësues, që nuk e kryejnë siç duhet detyrën, e përveç kësaj ushtrojnë dhe dhunë sistematikisht ndaj disa nxënësve. 

Edhe sa kohë duhet të presim që mësues të tillë militantë të vazhdojnë të punojnë në shkollat tona?