Quhem Xhulio Begolli dhe jam student në vitin e tretë në Universitetin Bujqësor të Tiranës në degën e menaxhim agrobiznesit.
Duke qenë se shkolla ndodhet larg, jam i detyruar të përdor transportin publik çdo ditë të javës, plot tre vite në këtë shkollë dhe kam siguruar një abone studenti vetëm një herë, dhe atëherë që e mora e mora "me mik". Si unë janë dhe shumë studentë të tjerë, dhe jemi tërësisht të painformuar ku përfundojnë abonetë e destinuara për ne? Vitin e kaluar kryetari i bashkisë se Tiranes Erjon Veliaj bëri një premtim për zgjidhjen e situatës por deri tani asgjë nuk është bërë.


