Endri Brahja
Zonja dhe Zotërinj,
Imagjinoni diku në Shqipëri një vajzë që ka lindur sot. Le ta quajmë Alba. Në 18 vitet e ardhshme Alba do të rritet në një vend me zhvillim të shpejtë si Shqipëria. Një vend që po përjeton ndryshime të shumta ekonomike, sociale dhe teknologjike. Një vend që i duhet të ripërcaktojë identitetin dhe drejtimin e tij. Dhe një vend që i duhet të gjejë të tjera rrugë për të përmirësuar dhe rritur mirqënien dhe begatinë për njerëzit e tij.
Si do të jenë gjërat për Albën dhe familjen e saj në vitin 2035 kur ajo te ketë mbushur 18 vjeç? Si do të mësojnë, punojnë ata, dhe me çfarë biznesi do merren? Çfarë do të jenë veçoritë thelbësore të ekonomisë dhe shoqërisë sonë. Dhe çfarë zgjidhjesh do të na duhet të bëjmë në këto 18 vite që vijnë?
Përpara se ti përgjigjem këtyre pyetjeve, le të shohim tablonë se si do të jetë bota në vitin 2035. Do të jetë një botë komplet ndryshe nga ajo që është sot sepse ekonomia globale po kalon nëpër transformimin më të madh dhe më të shpejtë në historinë e saj. Ekonomitë emergjente/në zhvillim do të luajnë një rol akoma më të madh dhe do të zënë rreth 60% të rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto Botëror. Shtetet si Kina dhe India do ta dyfishojnë PBB-në e tyre në 12 dhe 16 vitet e ardhshme rrespektivisht. Nga 10-të ekonomitë më të mëdha globale në 2035 vetëm 2 do të jenë nga Europa, ndërsa në vitin 2050 asnjë vend Europian nuk do të arrijë të jetë në 10-të ekonomitë më të mëdha në botë. Dhe nga 7,000 kompani gjigande të reaj që do të krijohen midis viteve 2015-2030, afërsisht 70% e tyre do të jenë nga tregjet/ekonomitë emergjente.
Qendra e gravitetit gjithashtu do të ndryshojë demografikisht në favor të vendeve me ekonomi emergjente. Në vitin 2035, popullata botërore do të jetë 8,3 miliardë; ku Europa do të ketë 730 milionë banorë dhe ku Kina dhe India nga 1,4 miliardë banorë secila. Popullata në Afrikë do të dyfishohet në 1,6 miliardë dhe 30% e fëmijve të botës do të jetojnë në Afrikë.
Rritja e pritshme ekonomike dhe demografike do të sjellë presion shumë më të madh mbi mjedisin dhe burimet natyrore. Nevojat për energji do të rriten me 40% gjatë viteve 2015-2035, ndërkohë që nevoja për çelik do të rritet me 80%, për ushqim me 33% dhe për ujë të pijshëm me gati 45%.
Çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë? Në vitin 2035 popullata jonë do të jetë 2.4 millionë në rastin më të keq dhe 3,1 milionë në rastin më të mirë. Jetëgjatësia mesatare do të jetë nga 78 në 2015 në 80.5 vjet ne 2035. Popullata deri në moshën 15 vjeç do të jetë rreth 470,000 mijë. Popullsia mbi moshën 65 vjeç parashikohet të jetë rreth 600,000 dhe ajo e aftë për punë (15-65) është rreth 1,6 milionë në rastin më të keq ose 1,9 milionë në rastin më të mirë.
Pyetja është, pra si do t’ja dalim që me një forcë punëtore më të vogël në numër të paguajmë për infrastrukturë, energji, sistemin e pensioneve dhe të sigurimeve, jetesë më të mirë.
Deri në vitin 2035 Shqipërisë do ti duhen 200,000 deri në 300,000 emigrantë të huaj ekonomikë të shkolluar për të plotësuar nevojat e rritjes së saj.
Në shtesë të këtyre prirjeve demografike, kemi dhe një sërë ndryshimesh të tjera. Zhvillimet teknologjike do të sjellin një zhvendosje gati sizmike në shoqërinë dhe ekonominë tonë. Zhvillimet aktuale si makinat elektrike, makinat pa shofer, internet i shpejtësisë së lartë 5G, 6G, 7G, realiteti virtual, printerat 3D;4D; 5D, të gjitha këto do ta ndryshojnë botën tonë në thelb. Si? Në vitin 2035 miliarda pajisje për shembull do të jenë të lidhura në mënyrë të përhershme me njëra tjetrën. Interneti, lidhja e të dhënave do të jenë falas, industria e të dhënave do të jetë ari ri i zi, dhe për të ruajtur privacinë do të na duhet të paguajmë. Për më tepër, fuqia kompjuterike (pajisjet dhe sistemet) do të ketë një dimension të ri, kjo e ndihmuar shumë nga Inteligjenca Artificiale. Këtë vit, kompjuterat do të kenë më shumë fuqi kompjuterike sesa truri i një miu. Në shtatë vitet e ardhshme, pritet që kompjuterat do të tejkalojnë kapacitetin e trurit njerëzor dhe sipas parashikimeve në 2045, kompjuterat do të kenë më shumë fuqi kompjuterike sesa të gjithë njerëzit e marrë së bashku.
E gjithë kjo ka një impakt të jashtzakonshëm në të gjitha aspektet e ekzistencës tonë. Mendojmë kërkimin shkencor, shëndetsinë, tregtinë, inxhinierinë, artin. Por e gjitha kjo do të ketë një impakt të jashtzakonshëm në identitetin tonë në lidhje me kompjuterat, si dhe mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë me njëri-tjetrin. Kjo influencë e epokës kompjuterike po ndihet tashmë dhe po krijon një konsensus të pranueshëm nga të gjithë mbi mundësitë, limitet dhe pasojat etike që mund të sjellë.
Si vijim Robotët dhe Shkenca e Robotikës janë bërë shtylla kryesore në ekonomi dhe shoqëri për shumë vende. Aktualisht janë kufizuar vetëm në prodhim dhe logjistikë por çdo ditë po fitojnë aftësi dhe shprehi njerëzore si krijueshmëria, ndërveprim social si dhe ndjenja. P.sh në Japoni robotët aktualisht po përdoren për ti bërë shoqëri njerëzve të vetmuar. Është vetëm çështje kohe kur robotët do të jenë të aftë që të bëjnë më shpejtë dhe më lirë punën e shitëses, shoferit, llogaritarit, magazinierit. mjekët, farmacistët, avokatët, bankierët, inxhinierët, pilotët, manaxherët do të preken gjithashtu.
Me pak fjalë, klasa e mesme do të ketë përpara kohë shumë të vështira dhe do ti duhet një program ri-trajnimi në 18 vitet e ardhshme. Është shumë e vështirë të thuhet se si veçanërisht kur 10% e punëve që ekzistojnë sot nuk ekzistonin përpara 10-15 vitesh. Dhe kjo do të thotë shumë pasi lidhet me pyetjen e artë që duhet ti bëjmë vetes se çfarë forme dhe natyre duhet të ketë sistemi ynë i edukimit.
Në vitin 2016 fëmijët tanë po mësojnë akoma lexim, shkrim dhe aritmetikë, por në Shqipërinë e 2030-tës theksi do të jetë tek Anglishtja zyrtare, Kodimi, Programimi, Inteligjenca Artificiale, Robotika dhe Etika e të Dhënave. Ekonomia jonë do të jetë shumë ndryshe nga ç’është sot. Vijat ndarëse midis sektorëve do të jenë zhdukur komplet, modelet e biznesit dhe teknologjike do të jenë komplet ndryshe nga sot si dhe integrimi i të dhënave dhe sistemeve do ti japi një bum të jashtzakonshëm inovacionit. Kompanitë do ti shërbejnë klientëve të tyre duke personalizuar eksperiencën e gjithsecilit. Dhe duke i ardhur në ndihmë burimeve natyrore të pakësuara dhe ç’ështjeve të nxehta të mjedisit një pjesë e mirë e ekonomisë lineare do të zëvendësohet me ekonominë e rrethit ose të riciklueshme.
Kompanitë do të krijojnë dhe prodhojnë me mendësi shumpërdorimëshe dhe duke pasur riciklimin gjithmonë parasysh. Shumëçka nga ky ndryshim do të vijë dhe do të ketë lidhje me mirëqënien e njerëzve. Në 2035 ne do të kemi një jetëgjatësi pre 80 vjetësh por gjithashtu do të na duhet të merremi më shumë me sëmundjet kronike si dhe disa lloje kancerash dhe diabeti.
Në përgjigje të plakjes së popullatës dhe rritjes së kostove të kujdesit shëndetësor, sistemi I kujdesit shëndetësor do të duhet të reformohet plotësisht .
Kujdesi shëndetësor do të duhet të personalizohet. Me fjalë të tjera, do të fokusohet sa më shumë të jetë e mundur tek kushtet unike të gjithsecilit si fizike, mendore dhe ato gjenetike. Kujdesi shëndetsor do të sigurohet si një eksperiencë e pandërprerë që fillon me parandalimin dhe zbulimin dhe mbaron me trajtimin dhe kujdesin shtëpiak. Duke përdorur mundësinë që të japin të dhënat (informacioni I madh) sigurimi I kujdesit shëndetësor do të standartizohet dhe kostot do të ruhen. Ka shumë gjasa që duke filluar nga viti 2035 vetëm pak njerëz do të duhet të operohen, pasi tekhnologjitë do të jenë aq të zhvilluara saqë prerjet dhe qepjet do të dalin jashtë përdorimit.
Është e vështirë të thuhet se çfarë impakti do të kenë gjithë këto ndryshime në ekonominë shqiptare. Besoj se në vitin 2035, ekonomia shqiptare do të jetë ekonomi e një vendi të begatë dhe në disa sektorë Shqipëria do të jetë shumë më e avancuar me vendet e rajonit. Si do të duket jeta në vitin 2035? Si do të punojnë njerëzit, si do
të zhvillohen në dije dhe si do të bëjnë biznes?
Si dhe cfarë vendi teknologjia dhe kujdesi shëndetësor do të zënë në jetët e tyre?
Le ti hedhim sytë nga vajza që u lind sot: Alba. Në 2035, Alba do të ketë mbushur 18 vjeç dhe do të studiojë Psikologji Robotike, shkenca që merret me vetëdijen dhe emocionet e robotëve. Ajo jeton me babanë Gencin një dizenjator 3/4D, nënën e saj Dorinën që punon për një kompani ndërkombëtare eksportuese kinezo-shqiptare që merret me prodhim ushqimesh në zonën e lirë ekonomikë në Kashar, si dhe gjyshen e saj Kozetën që sapo mbushi 80 vjeç dhe po shijon moshën e pensionit.
Cilat pra do të jenë tiparet e jetës së tyre? P.sh Alba do të ketë përherë me vete në trup një monitorues shëndeti në rrobat e saj që vazhdimisht do të monitorojë funksionet e saj vitale, balancën hormonale si dhe metabolizmin. Por, gjatë ditëve të fundit ritmi i saj i zemrës po tregon një anomali të lehtë dhe tensioni I saj (presioni i gjakut) është rritur disi. Këto të dhëna u transmetuan automatikisht tek Kujdestari I saj i Shëndetit, Klajdi, një ish-doktor familjeje i cili tashmë përdor një system monitorimi nga zyra për të kontrolluar shëndetin e qindra njerzve në mënyrë që të parandalojë problemet shëndetsore të tyre.
Klajdi, kujdestari I shëndetit sheh të dhënat aktuale të Albës, dhe i analizon ato në kohë reale në lidhje me hartën e saj gjenetike. Kjo hartë ju analizua e plotë Albës 3 vite më parë. I pajisur me këtë informacion, Klajdi, kontakton një specialist zemre dhe një dietolog dhe së bashku arrijnë në një konkluzion bindës që për momentin Alba nuk ka nevojë për terapi gjenetike, por ajo duhet patjetër të ndryshojë dietën e saj.
Pastaj vjen nëna e saj Dorina. Dhjetë vite më parë ajo punonte si financiere/llogaritare por sapo robotët filluan ta bënin punën më mirë, më shpejt dhe më lirë, nuk kishte më nevojë për profesionin e saj dhe ajo u ri-trajnua/shkollua sërish. Ajo u ritrajnua si eksperte analitike në departamentin e logjistikës së avancuar. Në rolin e saj aktual ajo është përgjegjëse për optimizimin e logjistikës së produktit për eksport duke testuar dixhitalisht skenarë të ndryshëm logjistik në bashkëpunim me selinë qëndrore të kompanisë Kinezenë në Hangzhou, Zhejian.
Ndërkohë që Dorina është në punë, burri I saj Genci është I zënë duke punuar nga shpia mbi një projekt platformë 3D me një rrjet specialistësh nga e gjithë bota. Ky rrjet ka fituar një projekt të tenderuar nga NATO për të zhvilluar një implant kockor 3D që mund ti adaptohet çdo ushtari dhe që mund të krijohet nga një bio-printer në rast emergjencash. Bio-printeri printon qelizat staminale dhe i manipulon ato që të krijojnë indet kockore kështu që çdo frakturë mund të trajtohet dhe shërohet në mënyrë perfekte.
Në fund, gjyshja Kozeta. Përpara një ore ajo sapo mbaroi ushtrimin e saj 1 orësh me biçikletë nga e cila prodhoi energji të mjaftueshme për të karikuar plotësisht tabletin e saj me system 4D dhe hologram me të cilin flet me djalin dhe mbesën në Japoni. Një vit më parë gjyshja Kozet u trajtua për kancer në mëlçi në Spitalin e Tiranës. Trajtimin e mori nga një specialist onkolog nga Viena. Trajtimi përmbante luftimin e tumorit me rreze zanore të përqëndruara të cilat nxehin dhe shkatërrojnë qelizat agresive. Kshu që nuk kishte nevojë për operacion dhe I gjithë proçesi përfundoi brenda një dite. Onkologu ka monitoruar rikuperimin e saj nga shtëpia duke përdorur sensorë që ju vunë në trup gjatë trajtimit një ditor në spital.
Zonja dhe Zotërinj, disa prej jush po e shohin si utopi, fantashkencë ose po e marrin me humor atë çka u përshkrua më sipër. Por fakti që mund të duket fantashkencë nuk e bën këtë gjë të pamundur. Mjafton të shohim se çka ndodhur përpara 18-vitesh për të zbuluar se sa shumë ka ndryshuar jeta jonë, sepse në 1997 ne nuk kishim internet, celularë smart, tablet, aplikacione. Ne fshiheshim mos na kapnin plumbat qorr nga lufta mes vetit, ndërkohë që Google sapo kishte regjistruar domainin e tij nga garazhi në San-Francisco dhe superkompjuteri i IBM, DeepBlue sapo kishte mundur në shah kampionin Gary Kasparov. Askush nga ne në 1997-n se mendonte se do e fillonte ditën duke lexuar email-in, komunikuar në whatsapp, mbajtur lap-topin dhe celularin si asset të domosdoshëm pune, porositur veshje, bileta avioni, sende online, paguar faturat e dritave/ujit në mënyrë virtuale, folur në video nga telefoni me klientin në Hamburg, familjen në Amerikë, shokët në Europë, e gjitha falas!!(por paguan për të dhënat e internetit), internet 4G pa tel 24/7; një sistem operacional dite komplet ndryshe nga ajo si e fillonim ditën në 1997-1998 dhe ashkush s’e mendonte se jeta jonë do të varej gjithnjë e më shumë nga kompjuterizimi, dixhitalizimi, dhe interneti.
Pyetja nuk është nëse ne mund ta parashikojmë të ardhmen, por pyetja është nëse mund të aspirojmë së bashku për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. Nqs duam të shtojmë mirqënien e fëmijve tanë. Ndryshimet e ditës së sotme janë të pashmangshme, gjithpërfshirëse dhe do të ndryshojnë thellësisht cilësinë e jetës sonë.
A do ti rezistojmë si kokëderra këtyre ndryshimeve apo do ti bashkangjitemi fort për të kapur mundësitë që ofron teknologjia e re për të siguruar mirqënien dhe prosperitetin për brezat e ardhshëm.
Nqs nuk e bëjmë ne, të tjeët do ta bëjnë dhe do të na e kalojnë. Gjatë këtyre 200 viteve kemi humbur trenin e tre revolucioneve industriale (avulli, elektrifikimi, interneti) dhe kemi adaptuar përherë të fundit çdo risi që sjell bota e qytetëruar. Kshuqë, si fillim duhet të vendosim për të lënë mënjanë rehatinë dhe të rendim me vrap drejt anijes së zhvillimit të ri. Por kjo kërkon kurajo, vision dhe këmbëngulje. P.sh kërkon kurajo ku të aspirojmë për të qenë lidera në një numër sektorësh.
A është e gjitha kjo e dëshirueshme? Kjo ngelet në dëshirën tuaj. A është kjo e mundur? Kjo është në dorën tonë. E qartë është ajo që me vision dhe guxim shumë gjëra janë më të mundshme sesa mendojmë. Dhe për këtë Singapori është një shembull i shkëlqyer. Kur ai shtet u bë i pavarur në 1965, papunësia ishte në 20% dhe të ardhurat për frymë ishin 516$, si dhe gjysma e popullsisë ishte analfabete. Tanimë Singapori është një nga vendet më të begatë dhe dinamike në botë.
A është koha për Shqipërinë që të zhvillojë të njëjtin lloj vizioni dhe ambicjeje? Një ambicje për një Epokë të Artë, një Epokë të Artë 1.0. Një epokë të artë ku ne të përqafojmë inovacionin, teknologjinë dhe dixhitalizimin më shpejt se çdo vend tjetër. Ku ne të përdorim Fondin e Investimeve Speciale nga Nafta, Gazi dhe Energjisë e Rinovueshme, për të kontrubuar në financimin e start-upeve të reja të fokusuara në teknologjitë më të fundit. Ku ne të kemi një shoqëri gjithpërfshirëse dhe tolerante që tërheq si magnet njerëzit e edukuar dhe të talentuar. Një vend që fokusohet në mirëqënien njerëzore dhe ku njerëzit duhet të zhvillohen me qëllim që të jenë relevant në tregun e punës.
Një Epokë e Parë e Artë do të duhet të ketë një ekonomi dhe sistem edukimi ndryshe nga ky që kemi sot. Sistemi ekonomik duhet të sigurojë hapësirë sipërmarrje, inovacion, ekselencë, ndërkohë që sistemi i arsimimit tonë duhet të përgatisë fëmijët për një botë teknologjike. Politika gjithashtu ka rol shumë të madh për të luajtur duke sjellë adoptimin e rregulloreve, ligjeve dhe incentivave që ti çojë përpara këto zhvillime. Shumë është e mundur nqs gjithë këto elemente punojnë në mënyrë perfekte së bashku. Dhe vendi ynë duhet të veprojë me nje sens urgjence në periudhë afat-shkurtër dhe afat-mesme.
Të frymëzuar nga rastet e mëparshme le të zgjedhim për shembull një numër sektorësh kryesorë dhe le të formulojmë objektiva dhe targeté ambicioz për secilin prej tyre. Dhe duhet të krijohet një fond ko-inovacioni me vlere prej 100 milion eurosh në çdo vit ku këto para do të investohen në programe kërkim-zhvillimi për sipërmarrje të reja. Qëllimi final do të jetë që në secilin sector të lindin një seri kompanish të reja eksportuese të një madhësie të konsiderueshme, ashtu sikurse të krijohen vende të reja pune dhe rritje ekonomike për vite me rradhë.
Shqiperia për shembull duke parë kushtet e saj të shkëlqyera gjeografike mund të bëhet lider në krijimin dhe eksportin e ciklit të plotë të produkteve të kozmetikës herbale ku aloe vera, hena, safroni, lavenderi, amla janë disa nga herbat që zhvillohen në mënyrë perfekte në vendin tonë. Një sektor që po njeh bum global me një rritje vjetore prej 18% dhe me një xhiro vjetore globale prej gati 21 miliardë dollarësh.
Një shëmbull tjetër është ai i prodhimit të mjeteve lundruese (varka, skafë, anije të vogla) me energji elektrike (të rinovueshme) për përdorim personal, ku Shqipëria mund të bëhet vend eksportues avangardë në Europë në një sektor që do të njohë një bum të jashtzakonshëm me rritje vjetore 15% gjatë 10 viteve të ardhshme. Eksporti global vjetor i mjeteve lundruese në 2015 i kaloi shifrat e 140 miliardë dollarëve dhe si shembull frymëzyes Kroacia, fqinji ynë vetëm gjatë 5 viteve të fundit ka eksportuar rreth 5 miliardë euro mjete lundruese kur para 10 viteve eksportet e saj vjetore ishin vetëm në masën prej 30 milionë eurosh. Nën-sektori/tregu i mjeteve lundruese me energji elekrike (të rinovueshme) do të njohë vetëm rritje dhe deri në vitin 2030 llogaritet të kapë shifrën vjetore prej 28 miliardë dollarësh.
Një sygjerim tjetër do të ishte në fushën e agrikulturës ku në bashkëpunim me kompanitë hollandeze dhe izraelite dy lider botëror në inovacionin agrar dhe eksport bujqësor ne të zhvillojmë frutat, perimet dhe zarzavatet tona të një cilësie superiore organike me teknologjinë më të avancuar, dhe të rrisim eksportet e këtij sektori nga 40 milionë që ëeshtë sot me objektivin prej 1 miliardë eurosh deri në vitin 2028.
Gjithashtu dhe prodhimi i avionëve te lehtë dhe të vegjël elektrike për përdorim personal të tipit peper është një sektor premtues me rritje marramendëse ku klientët më të mëdhenj do të jenë ato aziatikë (Kina, India Indonezia, Filipina). Në Sloveninë fqinje, kompania lider në këtë sektor sapo nënshkroi nje kontratë marrëveshje eksporti prej 390 milione $ të të kësaj teknologjie me shtetin kinez. Dhe deri përpara 5 vitesh ajo kompani ishte vetem një ndërmarrje e vogël modeste.
Zonja dhe Zotërinj! Të gjithë ne shqetësohemi mbi situatën e tanishme në vend. Jemi duke u përballur me një numër sfidash të mëdha. Por gjithashtu po shikojmë zhvillime marramendëse dhe mundësi të arta që mund të rrisin mirqënien dhe prosperitetin e vendit tonë.
Thirrja drejtohet për krijimin e Epokës së Parë të Artë për Shqipërinë. Kjo Epokë do të krijohet një herë sepse para së gjithash, Shqipëria është mbi Partitë dhe ne I përkasim Shqipërisë. Ne ja kemi borxh fëmijëve tanë, ja kemi borxh Albës që lindi sot, Adës, Borës, Drenicës, Emës, Elizës, Nertilës, Luanës, Liberës, Vjolës si dhe qindra mijërave fëmijëve të këtij vendi. Ne ja kemi borxh fëmijëve tanë që të krijojmë së bashku prespektiva dhe mundësi të reja dhe të pafundme për Shqipërinë e vitit 2035-s.


