Pse nuk punësohen të rinjtë që mbarojnë shkollën shkëlqyeshëm, studentë të infermierisë ,mësues , arkitektë, inxhinierë, ekonomistë, juristë?
Qeveria nuk mund të kthejë kokën nga ana tjetër dhe të injorojë këtë pyetje bazike që prek gjithë sistemin, i cili duket se është fallco.
Kjo është një pyetje që prek direkt shtetin dhe pushtetin, qeverinë tonë të dashur që zgjodhëm me entuziazëm e i dhamë 1 milion vota.
Kjo pyetje që vlen sa mendja e të gjithë studiuesve, akademikëve të këtij shteti që nuk po ua dëgjojmë një herë zërin, por dëgjojmë vetëm politikanët që nuk dinë të japin përgjigje.
Kjo pyetje tregon e mat punën “serioze” që thotë se po bën shteti.
Kjo pyetje që nuk denjon njeri t’i japë përgjigje deri më sot.
Për këtë pyetje që kërkon përgjigje është një institut statistikor, që duhet të japë përgjigje me analizuesit e studiuesit përkatës, se konkretisht çfarë karakteristika ka kjo shoqëri, e cilat janë profesionet më të kërkuara.
Sa janë nevojat e vendit, për këtë apo atë profesion.
Duhen studime serioze për shoqërinë e shqiptarët e nderuar. Populli shqiptar e veçanërisht të rinjtë, kanë vuajtur mjaftueshëm, e nuk kanë kohë të presin mandatet tuaja të para, të dyta apo të treta.
Me vështirësi mbaj lotët, kur shoh të rinj që përfundojnë studimet e nuk gjejnë dot një punë.
Kjo rini ka energji, kjo rini punon për të ardhmen e saj, kjo rini ka marrë dhe po merr dije, dhe ky është një fat i madh për ne me resurse kaq të mëdha.
Nuk kam parë të dekorohet ndonjë letrar, studiues, sociolog, psikologw, matematicien. Ky vend ka nevojë për punën e të gjithëve, pra duhen nxitur të gjitha kategoritë e shoqërisë dhe individët përkatës.
Duhet nxitur dhe nxjerrë në dritë puna e akademikëve tanë në çdo fushë, sepse prej tyre do të mësojnë çfarë do kjo rini, e ku do shkojë ajo në të ardhmen.
Prej tyre duhet të marrin përgjigje politikanët.
Punoni sa më shumë. Çdo njeri ka rëndësinë e pashlyeshme në shoqëri, e nuk janë përralla zërat e të rinvje, fjala dhe ëndrra e tyre, ajo duhet të plotësohet në kohën e caktuar, sepse jeta nuk ka kthim pas për t’i rijetuar momentet, të dashur politikanë.


