Alajd Alla
Sa te rinj te pashprese ka ne vendin tone, qe zgjedhin nje rruge emigrimi si zgjidhje per jeten e tyre. Sa te rinj te tjere jane te zhgenjyer dhe te mbushur me mllef nga ky realitet i sotem. Gjithe ky mllef i mbledhur i shtyn drejt dorezimit.
Ky dorezim duket tek veprimet qe bejne. Ato mendojne se po bejne gjene e duhur, mendojne se po bejne rezistence. Po marr si shembull rastin e Mirela Rukos e cila kishte veshtiresi me jetesen. Ajo kishte ardhur ne Tirane me vetem 5000 leke. Ajo beri ate veprim dhe shume te rinj e mbeshteten, vetem per te zbrazur mllefin e krijuar brenda vetes. Po marr dhe nje rast tjeter qe eshte ai i Behgjet Pacollit, i cili kishte mberritur ne Gjermani me vetem 3€, ne kohen kur Gjermania ishte nen kontrollin rus dhe Behgjet Pacolli ishte shqiptar i Kosoves. Po ky rast a nuk ju duket akoma me i dhimshem dhe me i pashprese.
Behgjet Pacolli punoi shume per ndertimin e vetes. Kaluan shume kohe por ai nuk u dorezua,derisa arriti te jete i sukseshem dhe te realizoje endrren e tij.Ai nuk fajesoi askend per realitetin e tij. Une besoj qe ky eshte nje model per tu ndjekur. Ne duhet te besojme ne ate qe duam te arrijme dhe te presim castin e duhur. Shume shpejt te paaftet do te rrezohen dhe vendi i tyre do te jete bosh per tu zevendesuar nga ne. Ne momentin kur ne te jemi te pozicionuar ne vendin e tyre, do te jemi mjaft te afte per ate vend sepse ne kemi punuar mbi veten.
Kete rruge kam zgjedhur dhe une. Une punoj mbi veten dhe rreth grupit tone. Ne punojme rreth qellimit,idealit tone. Shume shpejt ne do krijojme perfekten dhe njerezit do na ndjekin. Do na besojne,sepse ne do jemi te afte te mos i thyejme besimin. Edhe kjo eshte nje forme proteste. Jo e dhunshme,por e qete dhe e drejte. Njesoj si Nelson Mandela qe edhe pse ishte me i ndeshkuari,perdori paqen dhe fjalen per te fituar. Une prandaj kam zgjedhur te jem LIBRA,sepse kam perfituar lirine dhe kam mesuar edhe rreth lirise se tjetrit.
Te paafte nje dite do te bien dhe do te ndeshkohen nga ligji dhe nese nuk ndeshkohen nga ligji ndoshta do ndeshkohen nga fati,por nga ne jo. Ne do t'i ndeshkojme vetem me ane te votes.


