Ilir Sinanaj
“Forumi Ekonomik Botëror” (World Economic Forum) ka publikuar raportin e përvitshëm për konkurrueshmërinë e të udhëtimit dhe turizmit (The Travel & TourismCompetitiveness Report 2017). Sipas studimeve të kryera nga Forumi Ekonomik Botëror, Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në rajon për kushtet sanitare, mundësimit tëujit të pijshëm, nivelit të vrasjeve, numrit të mjekëve për raport popullsie. Gjithashtu Shqipëria është një nga vendet ku sistemi i taksimit nuk është i përshtatshëm për të nxitur investimet (124/136).
Ndikimi i taksimit mbi nxitjen për të investuar |
||
Vendi |
Renditja botërore /136 |
Vlerësimi /7 |
Maqedoni |
21 |
4.6 |
Mali i Zi |
47 |
3.9 |
Serbi |
105 |
3.1 |
Bosnje dhe Hercegovinë |
120 |
2.9 |
Shqipëri |
124 |
2.8 |
Rendi
Për sa i përket rendit dhe sigurisë, sipas raportit më tëfundit të Forumit Ekonomik Botëror Shqipëria rendit e fundit në rajon, me mesatarisht 4 vrasje për 100 mijëbanorë në vit.
Niveli i vrasjeve |
||
Vendi |
Renditja botërore /136 |
Vrasje / 100 mijë banorë |
Bosnje dhe Hercegovinë |
36 |
1.3 |
Serbi |
36 |
1.3 |
Maqedoni |
45 |
1.6 |
Mali i Zi |
69 |
3.2 |
Shqipëri |
79 |
4.0 |
Uji i pijshëm dhe higjiena
Vetëm rreth 93% e popullsisë në Shqipëri ka ujë të pijshëm të sigurt, sipas “Forumit Ekonomik Botëror”. Kjo statistikëe rendit Shqipërinë në vendin e parafundit në rajon për sigurinë e ujit të pijshëm.
Mundësimi i kushteve të përshtatshme sanitare |
||
Vendi |
Renditja botërore /136 |
% e popullsisë |
Serbi |
46 |
96.4% |
Mali i Zi |
51 |
95.9% |
Bosnje dhe Hercegovinë |
56 |
94.8% |
Shqipëri |
61 |
93.2% |
Maqedoni |
67 |
90.9% |
Mundësimi i ujit të pijshëm të sigurt |
||
Vendi |
Renditja botërore /136 |
% e popullsisë |
Bosnje dhe Hercegovinë |
36 |
99.9% |
Mali i Zi |
40 |
99.7% |
Maqedoni |
47 |
99.4% |
Serbi |
51 |
99.2% |
Shqipëri |
77 |
98.1% |
Shëndetësia
Shqipëria është vendi me më pak mjekë për 1 mijë banorë(1.1) dhe me më pak shtretër spitalesh për 100 mijë banorë(26) krahasuar me vendet e tjera të rajonit, sipas “Forumit Ekonomik Botëror”.
Numri i mjekëve për raport popullsie
|
||
Vendi
|
Renditja
botërore /136
|
Mjekë /1 mijë banorë
|
Maqedoni
|
44
|
2.6
|
Serbi
|
56
|
2.1
|
Mali i Zi
|
57
|
2.1
|
Bosnje dhe
Hercegovinë
|
63
|
1.9
|
Shqipëri
|
83
|
1.1
|
Shtretër spitali
|
||
Vendi
|
Renditja
botërore /136
|
Shtretër /1 mijë banorë
|
Serbi
|
27
|
54
|
Maqedoni
|
40
|
45
|
Mali i Zi
|
41
|
40
|
Bosnje dhe
Hercegovinë
|
46
|
36
|
Shqipëri
|
65
|
26
|
Energjia
Shqipëria renditet në vendin e 81-të (nga 136 vende tëmundshme) për sa i përket cilësisë së furnizimit tëenergjisë, sipas “Forumit Ekonomik Botëror”. Në rang rajonal Shqipëria renditet e parafundit.
Cilësia e furnizimit me energji elektrike
|
||
Vendi
|
Renditja
botërore /136
|
Vlerësimi /7
|
Maqedoni
|
66
|
4.9
|
Serbi
|
70
|
4.8
|
Bosnje dhe
Hercegovinë
|
79
|
4.6
|
Shqipëri
|
81
|
4.5
|
Mali i Zi
|
92
|
4.0
|
Mjedisi
Në raportin e Forumit Ekonomik Botëror ashpërsia dhe zbatimi i rregulloreve për mjedisin janë “thembra e Akilit” për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në botë për sa i përket ashpërsisë dhe zbatimit të rregulloreve për mjedisin.
Ashpërsia e rregulloreve mjedisore
|
||
Vendi
|
Renditja
botërore /136
|
Vlerësimi /7
|
Mali i Zi
|
77
|
3.9
|
Maqedoni
|
86
|
3.7
|
Shqipëri
|
111
|
3.3
|
Serbi
|
101
|
3.4
|
Bosnje dhe
Hercegovinë
|
116
|
3.1
|
Zbatimi i rregulloreve mjedisore
|
||
Vendi
|
Renditja
botërore /136
|
Vlerësimi /7
|
Maqedoni
|
82
|
3.5
|
Mali i Zi
|
83
|
3.5
|
Bosnje dhe
Hercegovinë
|
103
|
3.3
|
Shqipëri
|
106
|
3.2
|
Serbi
|
126
|
2.9
|