Reonald HYSENLLARI
Ky është vendi i çudirave të mëdha, aq sa ia kalon dhe ‘’ Elizës tek bota e çudirave”. Koncensionizimi apo ajo fjalë e bukur me plot ngjyra Partneriteti Publik Privat (PPP ) ku çdo gjë këtu jepet me koncesion, rruga, uji, shëndetësia, arsimi, pasuritë natyrore, konçesion kudo konçesion.
Ligjin Nr.88/2014 PËR KONCESIONET DHE PARTNERITETIN PUBLIK PRIVAT
“Koncesion” , “Koncesioni i punëve publike” , “Koncesioni i shërbimeve publike” “Koncesion i përzierë” amendimet që i bëhen këtij ligji janë thjesht dhe vetëm favorizim i klientelizmit.
Për atë që dua të flas është ndërtimi i rrugës së ashtuquajtur ‘Rruga e kombit’ . Projekti në letër dhe zbatimi në terren e reduktoi gjatësinë nga 170 km që duhet të ndërtohej në 60 Km, dhe një investim që i kushtoi shqiptarëve gati 1.2 miliard euro, shumë për një vend të vogël si ne. Akuza për afera korruptive për vjedhje marramendëse , dhe sot që flasim as kush nuk mban përgjegjesi. Por një gjë të paktën e dimë, është një investim në infrasturukturë e bërë nga shteti shqiptar, nga taksapaguesit shqiptarë. Qeveria shqiptare dje mendoi ta ndërtonte të gjithë segmentin me buxhetin e shtetit duke kontraktuar shoqërinë ‘Bechtel- Enka’ për ndërtimin jo të 170 Km rrugë, por të 60 Km të autostradës duke lënë segmente dhe pjesë të pa ndërtuara. Sot sipas qeverisë shqiptare të ardhurat e buxhetit nuk mbulojnë dot kostot e mirëmbajties së rrugës prandaj me 30 Maj 2016 Komisioni i Vlerësimi të Ofertave në Ministrinë e Transportit hapi garën për koncensionin e radhës kjo një vjedhje e dytë për atë rrugë. Madje sipas një klauzole në kontratë kompania rimbursohet për 13 vite por me para të buxhetit, edhe pse shqiptaret paguajnë taska për automjetet e tyre më shumë se në rajon, gati 150 milion euro mblidhet nga taksa e qarkullimit. Ajo që u serviret shqiptarëve është fakti se të ardhuar e buxhetit nuk mbulojnë dot mirëmbajtien e rrugës dhe ndërtimin e pjesëve të mbetura përfshi dhe urat. Kjo shumë për të qeshur . Kësaj i thonë të ndërtosh një hotel nga themelet deri tek përfundimi, dhe oborrin e jashtëm dhe arredimin ta japim me koncesion sepse lekët mbaruan dhe fitimin për 35 vite ta marrë koncesionari.
Unë kështu nuk jam dakort.
Jam dakort nëse më kthehet i gjithe investimi i hotelit apo ato 1,2 miliard Euro në buxhetin e shtetit dhe pastaj të diskutojmë për koncesionin dhe me kushtin që koncesionari të riasfaltojë rrugën e vjetër që unë më pas të zgjedh të paguaj tarifën e koncesionarit për të kaluar tunelin e Kalimashit, apo të kaloj në rrugën më të gjatë por të asfaltuar. Nëse ecim me këtë llogjikë nesër do japim me konçesion dhe rrugën Tiranë - Elbasan, Tiranë-Durrës, Durrës-Lushnjë-Fier, Fier-Vlorë, Levan-Tepelenë. etj.
Koncesioni artikulohet nga qeveria shqiptare vetëm atëherë kur është kryer dhe ka përfunduar investimi, idiotësi komplet dhe e papranueshme. Pse nuk jepen me koncesione rrugët që janë në projekt zbatimi RRUGA QUKËS-QAFË PLLOCË, gjatësia – 40.3 km, Kostoja – 152 mln dollarë, Rruga e Arbrit 27km që akoma nuk dihet vlera e sakte flitet diku deri ne 200 apo 300 ml euro.
Këtu qëllimi në vetvete nuk është të ndërtohet por të përfitohet dhe përfitimi me i madh është koncensionizimi sepse aty vjedhja ështe dy herë, dhe ne paguajmë dy herë një për qeverinë dhe një për zotërinë (koncesionari), një herë per ligjin dhe një herë për maliqin.


