Editoriale
Të kuptosh realitetin politik, social dhe ekonomik të Shqipërisë së ditëve të sotme nuk të duhet shumë mund. Ngjashmëria e tipareve të forcave politike tradicionale dhe mënyra e përshfaqjes së dialektikës së tyre përmblidhet në akuza dhe kundër-akuza të ndërsjellta. Filozofia e moralit politik ka vdekur e bashkë më të edhe kauzat. Ka vetëm ambicje për pushtet, fenomen që ndan dhe bën bashkë miq dhe amiq të betuar, koalicione dhe grupe individësh. Në këtë bashkësi duhet të jesh me fat, ose i përfshirë në aferra dhe klane mafize që të mund të dalësh nga nënbashkëshia e të shtypurve, pra e atyre qytetarëve të tjeshtë që ose vetëm paguajnë taksa… ose vetëm shesin votën. Në këtë sistem të ngritur mbase prej kohësh, shumë i janë përshtatur statuskuosë së tyre. Mendoj se atyre as që ju intereson sistemi politik ku jetojnë, madje as vetë Demokracia dhe Shteti i së Drejtës, madje as shkelja e ligjeve. Guximi për të ruajtur vlerat me ç’do çmim është për ta një sakrilegj i pamundur. Në fakt, pjesërisht i’u jap të drejtë individëve që emigrojnë për të gjetur gjetiu vendin e endërrave të tyre. Është më mirë ta gjesh gati një të tillë sesa ta ndërtosh atë…, por pikërisht këtu fillon problemii kësaj filozofie mendimi. Largimi nga problemi nuk e zgjidh përfunimisht atë, madje e bën më të thellë. Ngritja dhe konsolidimi i institucioneve të Demokracisë ka qenë dhe do të jetë e vështirë dhe e ndërlikuar sa vetë ky sistem, por Historia na tregon se popujt që kanë sakrifikuar gjenerata në ndërtimin e Shtetit të së Drejtës, sot gëzojnë lumturi sociale dhe zhvillim, pavarësisht nivelit të komponentevë të tyre. Shoqëria Shqiptare pas afro 30 vite tranzicion politik tregoi se nuk ishte e aftë të ndërtojë kohezion social, politikë dhe ekonomikë. Demokracia Shqiptare është lehtësisht e ç’montueshme. Brishtësia e këtij sistemi që vetëm emrin ka të tillë, nuk është çudi që të prodhojë çudira nga më të padëgjuarat në planet. I pakënaqur në mënyrë sistematike me maxhorancat qeverisëse që kanë drejtuar vendin tonë, ç’do kush mund të njësojë këdo me këdo. Të analizosh ftohtësisht të majtën dhe të djathtën shqiptare nuk gjen jo vetëm pika fondamentale të përbashkëta mes tyre, por njëherësh unifikon këto forca politike në mjaft aspekte. Mënyra e qeverisjes, burokracia, arroganca dhe korrupsioni kapilar janë anamneza e qeverive shqiptare që nuk mundën dot të ndërtojnë institucionet për zhvillimin e jetës së qytetarëve të vendit. Si bashkë themelues i organizatës politike “Libra”, sot jam më shumë i bindur se asnjëherë tjetër se rrugëtimi i shpresës së shqiptarëve nuk do të jetë më në dorë të partive politike tradicionale. Nisja e procesit të Vettingut do të kulmojë me shkërrmoqjen e të paprekëshmeve, e atyre “peshqëve të mëdhenj” që diktojnë diametrin e lakut në grykën e qytetarit të thjeshtë. Ky proces do të shoqërohet me një luftë të vërtetë, por edhe me kanibalizëm të ndërsjelltë politikë, që gjithmonë do të përfundojë më fitorën e atyre që do të jenë zgjuar dhe do të kontribojnë në ndërtimin e themeleve të gjeneratës së re të Shtetit Shqiptar. Optimizmi për këtë skenar nuk është vetëkënaqësi, por rrjedhojë e arsyeshme e analizës së fakteve dhe ngjarjeve që ndodhin ç’do ditë në këtë vend. Kjo është arsyeja se përse e vjetra do të marrë fund përgjithmonë, sado përbindëshe na shfaqet. E për këtë arsye ç’moj se qytetarët që përkrahin frymën e organizatës politike “Libra” janë në anën e duhur të ekuacionit. Sot, nuk ka më të panjohura, ç’do gjë që mbulohet apo mbahet e fshehtë vetëm sa reklamohet për tu shfaqur më e plotë në vijim. Të mendosh se përfundimi i procesit të Vettingut do të përjashtojë vetëm gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar; do të thotë të mos kesh kuptuar se si funksionon kordoni umbilikal i politikës së korruptuar dhe sistemit të kalbur të drejtësisë shqiptare. Nuk kam qënë asnjëherë më shpresëplotë se tani, për përfundimin e këtij skaneri morali, aftësie dhe drejtësie, që padyshim pa rolin e SHBA do të ishte thjesht utopi. Kur mendoj për ata qytetarë që nuk e shitën votën e tyre dhe votuan për herë të parë për “Librën”, sjell në mendje guximin e pashoq për t’i bërë ballë joshjeve nga më të ultat të përfaqësuesve të partive tradicionale. Nuk ka se si të mos ndjesh krenari dhe shpresë për të ngjashmit e tu, që tentojnë dhe guxojnë të sakrifikojnë ç’do gjë në emër të së ardhmes së përbashkët. Ky guxim i anëtarëve “Libra” është kontribuli më i mirë që mund t’i bëhet shoqërisë sonë, Kombit dhe ardhërisë së tij. Motivimi i filozofisë “Libra” sado i vështirë që të jetë në adoptim, ka të sigurtë rrugëtimin e tij për të dalë fitues në kushte gare të barabartë dhe në barazi armësh politike. Kjo është koha e artë e atyre që mendojnë se tradicionalja e ka vendin vetëm në muze, dhe e reja në sheshet, rrugicat dhe familjet shqiptare për të sjellë për këdo Demokracinë e gjeneratës së re. Mbase thirrja për sot nuk është të vetëflijohemi për ta ndërtuar modelin ku do të jetojnë brezat e ardhëshëm të kësaj toke, por ndërgjegjesimi më i mire, nis nga refuzimi i të vjetrës, shembull që nisi dhe vijon me organizatën politike “Libra”.


