Editoriale

KQZ: 77.38% e zgjedhësve shqiptarë nuk votuan për Edi Ramën - nga Ilir Sinanaj Mandati “Kuqezi” e pagëzoi kryeministri Edi Rama përpjekjen e fushatës që çoi në fitoren e zgjedhjeve të 25 Qershorit 2017 nga subjekti politik që ai drejton, falë Kodit Zgjedhor të Shqipërisë. Ndërkaq, për një mandat “Kuqezi”, pjesëmarrja e zgjedhëse shqiptarë në votime ka qenë mjaft e ulët, madje më pak se gjysma. Për të qenë më të saktë, sipas komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 Qershorit 2017 ishte vetëm 46,79%. Kjo një rënie e theksuar krahasuar më zgjedhjet e 23 Qershorit 2013, kur pjesëmarrja ishte 53,47%. Për më tepër, Partia Socialiste e cila doli forca me më shumë vota në zgjedhjet e 25 Qershorit 2017, duke fituar 74 mandate sipas formulës së Kodit Elektoral, është votuar vetëm nga 22,53% e të gjithë zgjedhësve shqiptarë (Për 77.38% të zgjedhësve, Edi Rama nuk ishte një alternativë për t’u votuar). Kjo sipas të dhënave të KQZ-së. Duke qenë se vetëm me 22,62% të votave të të gjithë zgjedhësve shqiptarë dhe me një pjesëmarrje në votime shumë të ulët (53.21%), Partia Socialiste fitoi 74 mandate paralmetare (nga 140), a nuk ka ardhur koha që të ndryshohet Kodi Zgjedhor për të pasur rezultat sa më demokratik në kuadrin e vullnetit të qytetarëve? Sepse me këtë rezultat, Rama “nuk ka marë” një mandat “Kuqezi” dhe mbi të gjitha nuk mund të jetë gjithëpërfshirës i shumicës së vullnetit absolut të shqiptarëve.