Editoriale

Para dy muajsh, nё njё nga ditёt mё tё ftohta tё kёtij viti, takova Laurёn dhe Dashin. Janё njё cift nga ata qё plotёsojnё njёri tjetrin edhe nё lёvizje. Laura, 36 vjec, Dashi 49.

Kishin nё duar njё dosje me analiza, diagnoza shqip dhe italisht.

Dashi, ose Dashamiri, baba i 3 fёmijёve, ёshtё i sёmurё. Po ta fillojmё nga e para:

Rreth njё vit mё parё, Dashi ndihej keq pёr njё kohё tё gjatё dhe e para gjё qё i shkon nё mend ёshtё Check up-i. E bёn jo njё po plot dy herё, dhe megjithёqё tё shoqes,Laurёs, i duhet tё paguajё mjekun pёr tё lexuar pёrgjigjet , nuk dorzohet; Dashi ёshtё cdo ditё e mё keq!

Sipas analizave, (tё Check up-it tё dytё sepse i pari doli shkёlqyeshёm?!!) rezulton njё hepatit c i thjeshtё dhe aq! Madje pёr tё gjetur tipin e saktё tё tij, duhet bёrё nё privat njё analizё qё kushton 450 euro…..

Laurёn duhet ta njihni! Ёshtё njё grua me njё vullnet tё jashtёzakonshёm.

Gjen nё internet cili ёshtё mjeku mё i mirё nё Bologna, e kontakton on line dhe lё takim me tё. Megjithёse jetojnё vetё i 6-ё (me tё jёmёn e Dashit), vetёm me rrogёn 22.000 lek si shofer tё tё shoqit. Merr lek borxh dhe nisen bashkё pёr nё Bologna.

Duke u dridhur mё tregon si i priti mjeku, si e ndihmuan miq emigrantё  pёr tё paguar vizitёn, si shkoi vizita….

Ndёrsa priste nga mjeku tu pёrshkruante kurёn pёr hepatitin c….marrin mandatёn; Dashi nuk ka thjesht hepatit por cirrozё tё gradёs sё tretё! Cirrozё evidente edhe nga vlerat e Check up-it tё thjeshtё!

-Po si i bёhet? E pyet Laura.

-Transplant zonjё, sa mё shpejt transplant tё mёlcisё ёshtё e vetmja rrugё qё kemi.

-Le ta bёjmё, e bёjmё dot nesёr? 

Mjeku buzqesh pёr herё tё parё. I njёjti mjek qё pa asnjё buzqeshje kishte bёrё tё mundur qё nё njё spital privat, tu mundёsoheshin analiza falas me kosto disa qindra euro.

Dhe fillon e i shpjegon Laurёs se transplanti i mёlcisё kushton…150.000 euro. Se kostoja nuk ёshtё i vetmi problem, se cirroza ёshtё shumё e pёrparuar dhe ёshtё e rёndёsishme qё trupi ta pranojё kёtё mёlci tё re.

Laurёs dhe Dashit i bie tavani mbi kokё!

Mezi ja dalin tё jetojnё me rrogёn e Dashit dhe janё nё borxh deri nё fyt me shpenzimet e deritanishme.

Po tani? Laura nё fillim, e provon me shtetin. Edhe ajo dhe i shoqi, kanё votuar pёr Shёndetsinё falas! Vetёm se shёndetsia falas, fillon dhe mbaron tek Check up-i!Transplanti i mёlcisё nuk bёn pjesё nё tё! Kristi i shkretё ёshtё shembulli “mё i mirё”! Njё darkё qё Ministri Beqaj ёshtё i ftuar  nё  njё TV, Laura e pyet  cfarё bёn shteti pёr transplantet e mёlcisё. Pёrgjigjia e lё pa fjalё:

Shteti ynё ka njё marrёveshje me Turqinё pёr transplantet por pёr tё hyrё nё listёn e pritjes, duhet qё pacienti tё ketё shtetёsi turke?!!!

Ёshtё tepёr!

Laura dhe Dashi ndihen, pёrvecse fatkeqё, edhe tё nёpёrkёmbur. E vetmja ndihmё qё ju premtohet ёshtё nga Italia; u hapet njё dritare ndihme ku njerёz tё mirё, mendojnё edhe pёr tu kursyer gjestin e lypjes. Vetёm se kanё nevojё pёr njё dokument nga shteti shqiptar ku tё thuhet se Ministria e Shёndetsisё nё Shqipёri, nuk mbulon transplantin e mёlcisё.

Laura dhe Dashi fluturojnё!

As qё u shkon nё mend se pengesa do tu vijё jo nga ata qё mbulojnё shpenzimet, por nga ata qё nuk i mbulojnё. I shkruajnё Ministrisё sё Shёndetsisё, Kryeministrit vetё…..por pa asnjё pёrgjigje! E pabesueshme! Mirё qё shteti nuk ka asnjё politikё pёr kёtё transplant, mirё qё nuk ka asnjё marrёveshje me shtete tё tjera, mirё qё nuk ndihmon as anёn administrative tё kёtij kalvari……por nuk lёshon asnjё dokument tё thjeshtё qё ti mundёsojё pacientit “tё lypi” ndihmё gjetkё!

Sepse ky dokument i thjeshtё, do ti cirrte maskёn Shёndetsisё falas! Packa se do ti shpёtonte jetёn babait tё tre fёmijёve.

Laurёn e morra nё telefon para disa ditёsh. Nuk mu pёrgjigj. Kam frikё ti shkruaj; kam frikё se mos mesazhi im do ta gjejё vejushё!