Editoriale

Ilir Sinanaj

Një lajm i keq vjen për kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën. Kompania ndërkombëtare e analizave për investime financiare dhe të talentit, “Mercer”, ka publikuar raportin e vitit 2017 për “Cilësinë e Jetesës” të qyteteve të ndryshme të botës.

Tirana është renditur ndër 5 qytetet evropiane me cilësinë më të keqe për të jetuar. Por kjo nuk është ndonjë gjë e re, pasi ka që nga viti 2011, që sipas studimit të “Mercer”, Tirana renditet ndër 5 qytetet e para në Evropë me cilësinë më të keqe për të jetuar. Në rang botëror Tirana renditet në vendin e 176-të (nga 231 vende)

 

Qyteti me cilësinë më të mirë në botë në raportin e vitit 2017 është kryeqyteti austriak, Viena, ndërsa ai me cilësinë më të keqe në botë është kryeqyteti irakian, Bagdati (në vendin e 231-të)  

 

Në raportin për “Cilësinë e Jetesës” të “Mercer: janë analizuar 10 faktorët e mëposhtëm:

 

・ mjedisi politik dhe social

・ mjedisi ekonomik

・ mjedisi kulturor

・ faktorë që ndikojnë te shëndeti

・ shkollat dhe arsimi

・ shërbimet publike dhe transporti

・ argëtimi

・ mallrat e konsumit

・ strehimi

・ mjedisi natyror