Ashtu sikur ishte deklaruar, që fillim të këtij viti, LIBRA shkoi në zgjedhje më 11 & 12 shkurt.
Në këto zgjedhje të para të brendshme të LIBRA, që gjithë anëtarët LIBRA u ftuan të votonin për Kryetarin e LIBRA dhe për 30 anëtarët e lëvizjes sonë politike.
Për të pastruar, verifikuar dhe konfirmuar vërtetësinë e të dhënave, në zgjedhje morën pjesë vetëm anëtarët e anëtarësuar deri më datë katër shkurt.
LIBRA, vendosi që këtë procesë tja linte një kompanie amerikane e cila kishte te gjitha atribitet që kërkonim:
- sistemi i përdorur ishte i thjesht, si për kominisionin e Garancive që do të kishte në ngarkim mbarëvatjen e zgjedhjeve
- po ashtu edhe për votuesin, të cilit do ti shkonte në adresën elektronike një email nga LIBRA, secili email do te kishte në trupin e tij një username dhe një fjalëkalim,
- Votuesi duhet vetem të klikojë dhe të jap mendimin e tij.
- Sistemi i përdorur ishte i sigurt, prandaj linku i votimit u shkoi vetem Anëtarëve LIBRA, dhe në asnjë rast një personi që nuk është pjesë e lëvizje tonë.
- Sistemi i përdorur ka një inkriptim 256 bit , që do të thotë që vota është e fshehtë e se edhe serverave të NSA do tu duhej vite ta dekriptonin.
- nëse votoje njëherë sigurisht që nuk mund të votoje për herë të dytë
- nëse do të tentoje të aksesoje njëkohësisht nga dy pajisje të ndryshme, me shpresën se do të mund të votoje, ky proces nuk do të ndodhte as edhe një herë.
- nëse do të ishe anëtarësuar dy herë, prapë ke votuar vetem një herë, sepse sistemi heq dublikimet
Sigurisht që ka pasur edhe probleme, anëtarë të ndryshëm të LIBRA kanë patur lapsuse në adresën e tyre, dhe për rrjedhojë nuk mundën të votonin.
Këto janë një mësim i mirë për zgjedhjet e ardhme që do të zhvillojmë , kur të votojmë për përfaqësuet në rrethe apo edhe për ata në zgjedhjet e ardhme.
Punë të mëdha në presim.


