Deklarata dhe Njoftime
Ditёt e fundit, vetё shteti ka folur pёr njё epidemi tё gripit qё natyrisht, e ka gjetur tё papёrgatitur shendetsinё rilindase.
Nё internet, kanё qarkulluar edhe foto tё njё vaksine gripi qё shteti bleu shpejt e shpejt, pas njё nga ato mbledhjet pёr emergjencat kombёtare ku flet Kryeministri pёr mbi njё orё nё TV.
Por shumё persona na shkruajnё tё shqetsuar pёr cilёsinё e kёsaj vaksine.
Nё tё vetmin rast epidemie qё i duhej tё manaxhonte Rilindjes, kemi:
Procedura vaksinimi e shkelur me tё dyja kёmbёt; vaksinat janё pёr parandalim!
Vaksina tё blera nga njё firmё kineze.
MeLigj tё miratuar nё 2014 nё Parlament, shteti nuk lejon importe nga Kina, por me anё tё njё VKM-je miratuar nga Qeveria Rama, anashkalohet Ligji dhe I jepet e drejta Ministrit tё blejё nga tё dojё. Dyshoj fort (pёr tju pёrgjigjur njё pacienti qё na ka shkruar) se Ministri Beqaj dhe stafi Ministror do ta pёrdornin kёtё vaksinё por populli i shkretё, nuk ka zgjidhje tjetёr. Keni parё ndonjё Ministёr tё kurohet nё spitalet publike?)
Cmimi
Si cmimi i blerjes, ashtu edhe firma blerёse, rezultojnё nё Lejen e Importit qё firmos Ministri firmёs farmaceutike qё bёn importin. Sipas po kёsaj VKM-je, nё zbatim tё “transparencёs” qё karakterizon Qeverinё Rama, tё gjitha kёto Leje duhet detyrimisht tё publikohen nё faqen e Ministrisё sё Shёndetsisё. Gjynah qё nё kёtё faqe, ka tre vjet qё nuk publikohet ASGJE . Mbase nga qё kёto Leje u firmosen vetёm dy tre firmave?
Konkluzioni?
Popullit i “zgjidhen” emergjencat si kofini pas tё vjelit, i sillen vaksina kineze qё kurrё njё Ministёr apo Kryeministёr nuk do ti bёnte vetё dhe “transparenca” e premtuar si luftё ndaj monopoleve, ёshtё harruar qё nё vitin e zgjedhjeve!
LIBRA denoncon makutёrinё e kёsaj qeverisje, mungesёn e profesionalizmit dhe tё transparencёs qё shkon nё kurriz tё pacientit, me paratё e popullit!


