Deklarata dhe Njoftime

APROVIMIN NGA GJYKATA E TIRANES. JEMI NJË ORGANIZATË LEGALE !

LIBRA është një organizatë politike tashmë e njohur nga ligji shqiptar. 

Gjykata e Tiranës ka njohur nëpërmjet vendimit të saj, LIBRA-n si parti politike, për të cilën deri tani kanë firmosur 5341 anëtarë, pavarësisht se si kufi regjistrimi i një subjekti politik duhen 3000 anëtarë. 

Gjithashtu për LIBRA-n janë regjistruar mbi 3000 qytetarë online nga brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. 

Në vendimin e saj Gjykata vlerëson se kërkesa e Partisë “Lista e Barabartë”, akti i themelimit, statuti dhe programi i saj është i bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë që përcakton parimet e organizimit të individëve dhe shprehjes së tyre.