Zyrtarizimi si parti politike e Listës së Barabartë (LIBRA) pasohet me vendimin e parë të brendshëm më të rëndësishëm të kësaj force; zyrtarizimi i një forumi për të rinjtë LIBRA.
Ashtu siç çdo organizim i brendshëm, LIBRA i qëndron parimit të vendimmarrjes demokratike edhe për sa i përket forumit të të rinjve. Do të jenë pikërisht vetë të rinjtë që do të votojnë fillimisht emrin e forumit të tyre, si edhe funksionimin e brendshëm të tij. Ky votim kryhet online, në faqen libra.al. Votimi online për të zgjedhur emrin e forumit të të rinjve LIBRA zgjat deri 20 dhjetor 2016. Duke qenë se është në eveniment historik dhe duke pasur parasysh karakterin demokratik të LIBRA-, të rinjtë nga e gjithë Shqipëria, brenda dhe jashtë saj, janë të ftuar të votojnë. Shpallja e emrit do të bëhet, në aktivitetin që i përkushtohet të rinjve LIBRA në datën 20 dhjetor 2016 në orën 17:00 pranë Godinës Iliria, në Qytetin Studenti.
Të rinjtë janë një pjesë shumë e çmuar e burimit më të vyer që mundësoi lindjen e LIBRA-s dhe që për rreth 1 muaji e bëri këtë forcë politike faktor të padiskutueshëm në arenë politike shqiptare; ky burim i vyer janë vetë njerëzit. Njerëz të përditshmërisë të ndershëm dhe të suksesshëm, të cilët i janë bashkuar LIBRA-s për të sjellë ndryshim e pandalshëm që kërkon koha, për të zhbllokuar dijen, talentin dhe aftësitë e të gjithë qytetarëve shqiptarë, që të kenë mirëqenie. Faleminderit që na mbështesni dhe ju ftojmë t’i bashkoheni forcës tonë të ideve dhe progresit.
Ju ftojmë të jepni mendimin tuaj në http://libra.al/votimi-rinise-libra


