Deklarata dhe Njoftime

Ishte data 31 Tetor, kur vendosëm të hapnim faqen zyrëtare të LIBRA në Facebook, një ditë përpara eventit të datës 1 NËNTOR, ku gjithë puna e shumë muajve e shumë personave të lirë do të merrte jetë. 

Tani plot 20 ditë më pas kam nevojë tju them FALEMINDERIT, 

Faleminderit Keti, Faleminderit Paula, Faleminderit edlir, Faleminderit Arben, Faleminderit Aldo, Faleminderit Edmir, Faleminderit Klaudjana, Fatos, Dhurata, Ylli, Aida, Viktor, Tomi, Adela, Lorenc, Desara, Andi, Romilda, Aurel, Marsel, Shpetim, Faleminderit Reldi. 

(vetem 22 nga 9022 LIBRA-t)

Faleminderit te gjithe LIBRA-t për të cilët janë xhelozë të gjithë të vjetrit e Shqipërisë, partitë, politikane, e mediat e vjetra që komandojnë. 

Faleminderit për ciltërsinë tuaj, për vullnetin, për dëshirën, për talentin tuaj, për pasionin dhe dashurinë që keni për vendin tonë.

Faleminderit qe besoni qe të gjithë bashkë mund ta bëjmë Shqiperinë një vend më të mirë. 

Faleminderit për dinjitetin, faleminderit që keni ëndrra, dëshira, që nuk keni frike të tregoni që keni probleme

Faleminderit që keni zë të 'ulërisni' kundër padrejtësisë

Faleminderit që jeni LIBRA të vertetë!

Ju premtojmë që bashkë do tu japim shprese njerëzve të harruar, që germojnë në minier për të mbijetuar, që fushave punojnë për të ekzistuar, studentëve që enden auditorëve për tu iluminuar. 

Bashkë do t'i bëjmë të besojnë që sdo të jenë asnjëherë të tradhetuar. 

Bashke do ti kthejmë besimin shpirtit të dhunuar!

Bashkë, do të hapim dritaren drejt lirise, dijes, barazisë, dinjitetit e solidaritetit, 

Bashkë do të jemi LIBRA, të bindur se tani nuk do të jemi më vetëm, do të kemi gjithnjë një vend ku të flasim, ku të dëgjohemi, ku të marrim vendime për të ardhmen!

Eja në LIBRA, që të besosh në një ideal, që  të qeshësh, që  të ndihesh i gjallë, që të jetosh pa frikë  e të jesh i lumtur që je i lirë!

 

Nga Adela KALLANXHI