Nga Eneo Sulejmanaj Përshëndetje! Duke marre shkas nga emaili juaj, me erdhi nje frymezim per t'iu shkruar . Po dal drejt e ne teme. Mendoj se LIBRA me verte ka nevoje per ide te reja inovative aq me teper nga mendje te reja , jo nga ato te plakurat e komunizmit qe gjendja qe jemi tani ju duket normale. Ju kam shkruar dhe me pare dhe qellimi kryesor pse kam besim te LIBRA eshte sepse dua te ndihem i perfaqesuar. Po si dua te ndihem i perfaqesuar si nje i ri shqiptar? Duke bere pjese ne rrethe te ndryshme shoqerore si student , si futbollist profesionis apo dhe si punetor, nuk e kam ndjere ndonjehere veten pjese te nje shoqeria e cila perfaqesohet ne parlament nga 140 te zgjedhurit e vet. Me sakte ndohta e kam ndjere ndonjeher kete perfaqesim ne ndonje fjalim te z. BLUSHI , por ishte nje ze i vetem shprese ne mes te nje shpelle me monstra qe do benin gjithcka tia mbyllnin gojen. Po ju flas per rastet si nuk ndihet i perfaqesuar apo kur politika nuk i sherben nje studenti. Perfundova gjimnazin ne Petro Nini Luarasi ne Tirane, dhe per faj te nje gabimi ne sistem nota ime e Letersise e cila ishte 9,55 ishte kthyer ne 5,64. Mbasi nuk kam len dere te AKP-se pa kerkuar te drejten time, kam degjuar dhe pergjigjet arrogante te drejtoreve apo te nenpunesve te tyre si te mos paguheshin ata nga taksat e mija e te cdo shqiptari... U denova te filloja universitetin ne Aleksander Moisiu Durres. Pavarsisht tarifave te larta vendosa te shkoja cdo dite, nje here me makine nje here me autobus. Po ishte e paperballueshme si nga ana ekonomike , per te mos folur per tarifat e provimeve qe vendosnin pedagoged sipas humorit ,por edhe nga ana e sigurise se shendetit sepse futeshim mbi 30 studente ne nje furgon 15+1. Ndaloheshin nga policia te cilet merrnin kuoten e tyre dhe nuk interesoheshin per disa dite per ne dhe shendetin tone. Keshtu vendosa ta nderpres universitetin sepse isha njekohesisht dhe futbollist profesionist dhe duke qene se nuk pashe shprese tek shkolla vendosa ti bazoja shpresat te futbolli. Por ky ishte gabimi me i madh. Nuk dua te zgjatem shume se duket sikur po tregoj historine e jetes, por u detyrova te filloja pune ne call center qe te mblidhja leke te vazhdoja universitetin ne privat dhe nderkoh stervitesha 2 here ne dite . Luaja ne kategorine e Pare qe nga shkurti i 2016 , ne ekipin e Taulant Balles, Sopotin e Librazhdit. Qe nga shkurti 2016 deri ne janar 2017 jam paguar 50.000 Leke te reja... Them ekipi i Taulantit sepse hiqet si sponsor dhe nderkohw vjedhin fondet e bashkise se Librazhdit bashke me kryetarin e bashkise . Dhe a e dini ju qe 25 futbollistet e Sopotit nuk e festuan dot vitin e ri ? Sepse vampiret ishin te uritur per djersen dhe gjakun e 25 futbollisteve nder te cilet kishte dhe kryefamiljare. Skandalet qe kemi perjetuar ne te gjitha fushat nuk kane te sosur. Si ne pune ku na e merrnin shpirtin Italianet kundrejt nji page qesharake , se normale deputet do mbeshtesin ata dhe jo ne, si ne futboll ku na e pine gjakun ne kupe, gjithashtu dhe ne shkolle qe duhet te shkatrrojme ekonomine e familjes apo te bejme dhe nga 2 pune per ta vazhduar. Qellimi dhe ideja e programit duhet te jete shume e qarte, TE RINGJALLNI RININE E PLAKUR. Nuk ka me askush motivim as per shkolle, as per sport e as per pune, kete nuk po ua thote nje i ri qe rri gjith diten ne kafe e ne lloto e pret ti vijne nga qielli te mirat, por po ua thote e gjithe RINIA qe po punon, po studion e po bejne sport! Programi nuk duhet te kete korniza , programi duhet te marri formen e zerave e vuajteve te verteta te nje te riu shqipetar, gjithmone nese dhe LIBRA do Shqiperine dhe flet shqip nuk flet as serbisht , as greqisht e turqisht. Kemi harruar kush jemi e nga vijme... Kemi harruar lavdine e te qenit ILIRE. Ndoshta nuk jam askushi te perfaqesoj keto zera te vertete te shoqerise qe ju permenda por di qe nese programi juaj do te beje perpjeke sado te vogla ti degjoje, ateher ju siguroj qe mbeshtetja nuk do tiu mungoje sepse jemi nder te vetmit qe nuk shitemi e duam te vleresohemi per ate qe bejme! Me falni per kohen e marre! Ju faleminderit ! Me respekt!