Njihuni me Oliverin , sipërmarrësin nga Drenova e Korcës qe ka hapur më shumë vënde pune se Qeveria! - Daniel Shahollari

 

Daniel Shahollari

Njihuni me Oliverin , sipërmarrësin nga Drenova e Korcës qe ka hapur më shumë vënde pune se Qeveria !

 

Oliver Mitre punon prej 13 vitesh si sipërmarrës në fushën e ndërtimit.

Vitet e fundit , I gjendur perpara një krize totale te këtij sektori në Shqipëri,ai vendos të transferojë aktivitetin e tij në shtetin fqinj të Maqedonisë.

Megjithë vështirësitë e fillimit ai arriti të ngrejë një sipërrmarje të suksesshme në fushen e ndërtimit te shtëpive të drurit në qytetin e Ohrit.

 

Aktualisht në këtë sipërmarrje janë të punësuar mbi 20 profesionista nga zona e Korcës,të cilëve përvec sigurimit te punës për 12 muajt e vitit ju mbulohet transporti,ushqimi dhe fjetja.

 

Profesionet e tyre jane të ndryshme si përpunues druri,marangozë,hidraulikë,muratorë etj ,zanate keto që shpesh I dëgjojmë të flitet nga përfaqësuesit e Qeverisë si shumë të kërkuara nga tregu i punës.

 

Para se të merrnin rrugën për të punuar në Maqedoni , duke qënë te papune ata i janë drejtuar zyrës së (pa) punesimit në Korcë me shpresën se do gjejnë punë për të mbajtur familjen , por në këmbim moren vetëm frazën e përcjelljes me lezet :

 

“Do ju marrim në telefon”.

 

Madje atyre që jetonin në fshat as nuk kanë marrë mundimin t’ju shënojnë emrin në listën e gjatë të punëkërkuesve,me argumentin se duhet të punojnë tokën që kanë në pronësi.

 

Kjo sjellje është në fakt trajtimi I zakonshëm që I bëhet  njerëzve me në nevojë të këtij vëndi kur trokasin në zyrat e Shtetit të tyre për të kërkuar ndihmë.

 

Ne keto kushte, punësimi I njerëzve të thjeshtë e punëtorë nga Oliveri dhe sipermarres te tjere si ai është mbi të gjitha dhe para së gjithash një akt patriotik që meriton mirënjohje !