Marikaj fabrik demontimi - Nga Merita Shima

Logjika e të menduarit e arsyetuarit është paralizuar nga gazi më i rrezikshëm i vdekjes së qelizave te trurit…

Ajo nuk flet, nuk qesh, nuk ecën, nuk bërtet, por rri e lodhur dhe hutuar përballë padrejtësive të nëntë viteve qeverisje nga tre partitë e mëdha që duan dhe sakrifikojnë veten për një të ardhme më të mirë për popullin Shqipëtar.

Fabrika fantazëm punon ditë e natë për të fituar shumë më shumë, për tu fuqizuar dita ditës edhe më shumë... pasojat mbi njerëz e tokë nuk kanë rëndësi, ky popull e thith, e pi, ushqehet e ngopet për vite e vite me rradhë...

 

Këto foto me tym sterr të zi janë bërë  pas një shpërthimi gjatë shkrirjes së fishekëve thonë banorët, po atë ditë  ka qenë prezente edhe policia e cila nuk arriti te faktonte azgjë... Asnjë nuk pa, nuk dëgjoi azgjë përvëc banorëve qe shkrepën e filmuan foto e video...