Qytetarët folën!
Ju vendosët: 80.86% votuan KUNDËR dhe 19.14% votuan PRO projekt buxhetit.

Sikur nuk kishte ndodhur ndonjëherë më parë, me asnjë forcë politike, LIBRA vendosi që anëtarësia e saj ka të drejtë të jetë e përfshirë dhe të tregojë zërin e saj në aspekte të rëndësishme të cilët prekin jetën e përditshme. Zëri i të gjithë LIBRA-ve janë dy deputetët tanë në Kuvendin e Shqipërisë, Znj. Mimoza Hafizi dhe Z. Ben Blushi.
LIBRA vendosi të mos e linte votimin vetëm për anëtarësinë e saj, por të ishte i hapur për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, në mënyrë që secili të ndihet i përfaqësuar.
Ju vendosët për "Qëndrimin që dy deputetët e LIBRA-s do të mbajnë në seancën e sotme parlamentare ku do të votohet edhe projekt-buxheti për vitin 2017".
Kujtojmë që votimi u hap në datën 25 Nëntor, në orën 10:00 am, në faqen Libra.al dhe qëndroi i hapur deri sot më datë 1 Dhjetor në orën 12:00 pm.

Shqiptarët e ndershëm, punëtorë, të angazhuar për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë, u shprehën qartazi, që pikat kryesore të këtij ProjektBuxheti nuk ishin në favor të së mirës së përbashkët, që favorizonin pakicën në kurriz të taksave tona.
Prandaj me një rezultat të thellë dhe pjesëmarrje të gjerë në votim, 80.86% votuan KUNDËR dhe 19.14% votuan PRO projekt buxhetit.
Pra qëndrimi i LIBRA-s sot është KUNDËR kësaj padrejtësie që po i bëhet shqiptarëve dhe VOTA  e dy deputetëve tanë në Kuvendin e Shqipërisë, Mimoza Hafizi dhe Ben Blushi do të jetë KUNDËR!
Ky është vetëm fillimi, sepse demokracia direkte është në themelet e LIBRA-s.
Nuk është e drejtë që të kujtohemi për shqipëtarët vetëm në kohë zgjedhjesh, por jemi të vendosur që ta përfaqësojmë zërin tuaj për të kumbuar i fuqishëm.
Sa më shumë LIBRA sot, aq më shumë mirëqënie nesër!
 

Rezultatet e Votimit Online

 

Pro 19.14%


 

Kunder 80.86%

Shënim

Votimi Online ka përfunduar.