Më 29 Nëntor 1944, shqiptarë të të gjithë brezave mposhtën përfundimisht forcat pushtuese fashiste, duke e çliruan tërësisht Shqipërinë nga forcat pushtuese më çnjerëzore dhe më të tmerrshme në historinë e njerëzimit. Ky ishte rezultati i përpjekjes mbarëkombëtare të shqiptarëve të bashkuar nëpërmjet Frontit Antifashist Nacional-Çlirimtar në Luftën e Dytë Botërore. Një fakt i pamohueshëm.
Fashizmi është njolla më e zezë e historisë së njerëzimit. Fashizmi ishte një lajthitje e madhe që popujt e botës e paguan me një numër tmerrësisht të madh viktimash. Fashizmi ishte mishërimi i shkatërrimit të fuqive prodhuese dhe krijuese të njerëzve, deri në shfarosje popujsh. Qëllimi i fashizmit ishte nënshtrimi i popujve nëpërmjet gjenocidit (shfarosjes në masë) dhe asgjësimit të mendimit të lirë, që nuk përputhej me ideologjinë çnjerëzore fashiste. Me pak fjalë fashizmi ishte çmenduria, që do të shkatërronte njeriun.
29 Nëntori apo Dita e Çlirimit të Shqipërisë ka një domethënie shumë të madhe për popullin shqiptar.
E para, vajza e djem të rinj por edhe gra e burra të guximshëm, pavarësisht vështirësive ekonomike dhe terrorit të makinerisë fashiste, u organizuan nëpërmjet Frontit Antifashist Nacional-Çlirimtar për t’iu kundërvënë fashizmit dhe për të qenë zot të vendit të tyre.
E dyta, vajza e djem të rinj por edhe gra e burra të guximshëm, treguan virtytet më të larta njerëzore duke luftuar deri në vetëflijim kundër makinerinë çnjerëzore fashiste, dhe duke u rreshtuar në anën e triumfit të vlerave njerëzore, pra në anën e Aleatëve (koalicioni antifashist që rezultoi fitues).
Së treti, organizimi nëpërmjet Frontit Antifashist Nacional-Çlirimtar tregoi se i bashkuar populli shqiptar mund të arrinte fitore të jashtëzakonshme edhe ndaj një makinerie çnjerëzore ekonomikisht dhe ushtarakisht jashtëzakonisht të fuqishme siç ishte fashizmi, dhe mbi të gjitha tregoi se mund të fitonte ndaj kësaj makinerie çnjerëzore.
29 Nëntori ka edhe një vlerë shumë të madhe historike, pasi Shqipëria edhe pse një vend i vogël, ishte nga të paktat vende që u çlirua nga pushtuesit fashist më forcat e veta.
E pra, kjo datë na frymëzon të kujtojmë potencialin e madh njerëzor të paraardhësve tanë, pavarësisht disavantazhit tejet të madh teknologjik dhe ekonomik që kishin, për të ngadhënjyer mbi një armik të tmerrshëm çnjerëzor, gjakatar dhe shfarosës siç ishte pushtuesi fashist.
Një tjetër ngjarje shumë të rëndësishme që na kujton 29 Nëntori, mendoj se është fakti që shqiptarët mbrojtën edhe shumë familje hebreje gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky fakt duhet të bëjë që ne si shqiptarë të jemi shumë krenarë, pasi kemi treguar vlerat më të madha të mundshme të një shoqërie të qytetëruar: mbrojtjen e jetëve njerëzore. Ndërsa në shumë vende të botës gjatë pushtimit fashist, hebrejtë u persekutuan dhe u shfarosën, në Shqipëri njerëz të guximshëm sakrifikuan deri edhe në ekzistencën e tyre për të mbrojtur hebrenjtë.
Të gjitha sa u thanë më lartë, në ditët e sotme duhet të kujtohen dhe të na vlejnë si mësim, i cili na tregon se potenciali i shqiptarëve është i jashtëzakonshëm dhe nuk ka asnjë pengesë, sado e madhe të jetë ajo, që të mos mund të tejkalohet kur ka bashkim dhe organizim. Le të jetë 29 Nëntori 1944 apo Fitorja e shqiptarëve në Luftën Antifashiste Nacional- Çlirimtare një udhërrëfyes i përhershëm që na kujton se me punë dhe përkushtim arrihet gjithçka.
Të kuptosh realitetin politik, social dhe ekonomik të Shqipërisë së ditëve të sotme nuk të duhet shumë mund. Ngjashmëria e tipareve të forcave politike tradicionale dhe mënyra e përshfaqjes së dialektikës së tyre përmblidhet në akuza dhe kundër-akuza të ndërsjellta. Filozofia e moralit politik ka vdekur e bashkë më të edhe kauzat. Ka vetëm ambicje për pushtet, fenomen që ndan dhe bën bashkë miq dhe amiq të betuar, koalicione dhe grupe individësh. Në këtë bashkësi duhet të jesh me fat, ose i përfshirë në aferra dhe klane mafize që të mund të dalësh nga nënbashkëshia e të shtypurve, pra e atyre qytetarëve të tjeshtë që ose vetëm paguajnë taksa… ose vetëm shesin votën. Në këtë sistem të ngritur mbase prej kohësh, shumë i janë përshtatur statuskuosë së tyre. Mendoj se atyre as që ju intereson sistemi politik ku jetojnë, madje as vetë Demokracia dhe Shteti i së Drejtës, madje as shkelja e ligjeve. Guximi për të ruajtur vlerat me ç’do çmim është për ta një sakrilegj i pamundur. Në fakt, pjesërisht i’u jap të drejtë individëve që emigrojnë për të gjetur gjetiu vendin e endërrave të tyre. Është më mirë ta gjesh gati një të tillë sesa ta ndërtosh atë…, por pikërisht këtu fillon problemii kësaj filozofie mendimi. Largimi nga problemi nuk e zgjidh përfunimisht atë, madje e bën më të thellë. Ngritja dhe konsolidimi i institucioneve të Demokracisë ka qenë dhe do të jetë e vështirë dhe e ndërlikuar sa vetë ky sistem, por Historia na tregon se popujt që kanë sakrifikuar gjenerata në ndërtimin e Shtetit të së Drejtës, sot gëzojnë lumturi sociale dhe zhvillim, pavarësisht nivelit të komponentevë të tyre. Shoqëria Shqiptare pas afro 30 vite tranzicion politik tregoi se nuk ishte e aftë të ndërtojë kohezion social, politikë dhe ekonomikë. Demokracia Shqiptare është lehtësisht e ç’montueshme. Brishtësia e këtij sistemi që vetëm emrin ka të tillë, nuk është çudi që të prodhojë çudira nga më të padëgjuarat në planet. I pakënaqur në mënyrë sistematike me maxhorancat qeverisëse që kanë drejtuar vendin tonë, ç’do kush mund të njësojë këdo me këdo. Të analizosh ftohtësisht të majtën dhe të djathtën shqiptare nuk gjen jo vetëm pika fondamentale të përbashkëta mes tyre, por njëherësh unifikon këto forca politike në mjaft aspekte. Mënyra e qeverisjes, burokracia, arroganca dhe korrupsioni kapilar janë anamneza e qeverive shqiptare që nuk mundën dot të ndërtojnë institucionet për zhvillimin e jetës së qytetarëve të vendit. Si bashkë themelues i organizatës politike “Libra”, sot jam më shumë i bindur se asnjëherë tjetër se rrugëtimi i shpresës së shqiptarëve nuk do të jetë më në dorë të partive politike tradicionale. Nisja e procesit të Vettingut do të kulmojë me shkërrmoqjen e të paprekëshmeve, e atyre “peshqëve të mëdhenj” që diktojnë diametrin e lakut në grykën e qytetarit të thjeshtë. Ky proces do të shoqërohet me një luftë të vërtetë, por edhe me kanibalizëm të ndërsjelltë politikë, që gjithmonë do të përfundojë më fitorën e atyre që do të jenë zgjuar dhe do të kontribojnë në ndërtimin e themeleve të gjeneratës së re të Shtetit Shqiptar. Optimizmi për këtë skenar nuk është vetëkënaqësi, por rrjedhojë e arsyeshme e analizës së fakteve dhe ngjarjeve që ndodhin ç’do ditë në këtë vend. Kjo është arsyeja se përse e vjetra do të marrë fund përgjithmonë, sado përbindëshe na shfaqet. E për këtë arsye ç’moj se qytetarët që përkrahin frymën e organizatës politike “Libra” janë në anën e duhur të ekuacionit. Sot, nuk ka më të panjohura, ç’do gjë që mbulohet apo mbahet e fshehtë vetëm sa reklamohet për tu shfaqur më e plotë në vijim. Të mendosh se përfundimi i procesit të Vettingut do të përjashtojë vetëm gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar; do të thotë të mos kesh kuptuar se si funksionon kordoni umbilikal i politikës së korruptuar dhe sistemit të kalbur të drejtësisë shqiptare. Nuk kam qënë asnjëherë më shpresëplotë se tani, për përfundimin e këtij skaneri morali, aftësie dhe drejtësie, që padyshim pa rolin e SHBA do të ishte thjesht utopi. Kur mendoj për ata qytetarë që nuk e shitën votën e tyre dhe votuan për herë të parë për “Librën”, sjell në mendje guximin e pashoq për t’i bërë ballë joshjeve nga më të ultat të përfaqësuesve të partive tradicionale. Nuk ka se si të mos ndjesh krenari dhe shpresë për të ngjashmit e tu, që tentojnë dhe guxojnë të sakrifikojnë ç’do gjë në emër të së ardhmes së përbashkët. Ky guxim i anëtarëve “Libra” është kontribuli më i mirë që mund t’i bëhet shoqërisë sonë, Kombit dhe ardhërisë së tij. Motivimi i filozofisë “Libra” sado i vështirë që të jetë në adoptim, ka të sigurtë rrugëtimin e tij për të dalë fitues në kushte gare të barabartë dhe në barazi armësh politike. Kjo është koha e artë e atyre që mendojnë se tradicionalja e ka vendin vetëm në muze, dhe e reja në sheshet, rrugicat dhe familjet shqiptare për të sjellë për këdo Demokracinë e gjeneratës së re. Mbase thirrja për sot nuk është të vetëflijohemi për ta ndërtuar modelin ku do të jetojnë brezat e ardhëshëm të kësaj toke, por ndërgjegjesimi më i mire, nis nga refuzimi i të vjetrës, shembull që nisi dhe vijon me organizatën politike “Libra”.
U bashkova me kete parti le te themi qe ne fillesat e saj pasi me pelqenin idete, sidomos mbeshtetja qe shfaqte mbi shtresen e varfer e te mesme. Si mua u bene pjese shume qytetare te tjere te thjeshte, pa eksperience politike por me deshiren e madhe per te dhene kontributin personal ne kete nisme . Me aq pak kohe sa kishim mberritem te blidhnim 19.756 mije vota ne zgjedhje, por nuk u perfaqesuam dot ne parlament, ose me vjen me natyrshem te them nuk u perfaqesova ne parlament.
Ne internet para disa ditesh qarkullonte nje foto e nje copez letre ku mbi te ishte shkruar “ Nuk japim veresie, vete e shite voten” Nje fjali qe do te thote shume, le te kuptosh shume. Heshta, nuk e shperndava as nuk komentova mbi te, zgjodha heshtjen si reagim. Ndoshta keshtu populli Shqiptar do e kuptoj se cberi, se ke votoi. Reagim eshte dhe heshtja jo?!
• E megjithate vendosa te vazhdoj te jem pjese e kesaj partie, te mos largohem. Por edhe sikur kjo te ndodhe ne te ardhmen, nuk kam pse te derdh helm mbi nje shtepi ku kam banuar. Nuk kam pse te shemtoj me fjale orendite e shtepise, nuk kam pse te hedh balte mbi njerezit e saj, nuk kam pse shtremberoj te verteten. Sepse dy prinder ndahen femija duhet te shaj njerin nga prinderit? Ai qe vendosi ndarjen? Duhet te spekuloj mbi shtepine, mbi prinderit mbi pjestaret e familjes?Jo, une zgjodha familjen, te vazhdoj te jem me ate, te mos ndryshoj mbiemer.
Pakenaqesite vijne nga pritshmerite e medha. Po si kudo duhet te presesh.” Duhet te mbjellesh pa te korresh” thote populli. Po edhe kur vjen momenti I korrjes ka produkte qe vetem pas disa vitesh e japin prodhimin e tyre, nderkohe ty te duhet te jesh aty,te kujdesesh per ate, ne zhvillimin e saj, ne mbrojtjen e saj qe ne fund ti te perfitosh nje prodhim sa me cilesor e sasior.
E derisa kjo dite te vij une jam aty, me vullnet te lire aty, me dinjitet aty, me integritet aty.Prandaj jam Libra qe kjo parti te vazhdoj rrugetimin e saj, te jape pak shprese ketij vendi, te jete nje alternative per popullin e vendit tone.
Populli shqiptar e di shumë mirë çfarë ishte dhe çfarë është Lista e Barabartë dhe, për këtë arsye, gjatë zgjedhjeve të 25 qershorit 2017 kjo lëvizje mori atë që meritonte.
Kështu, Lista e Barabartë ekziston si lëvizje politike vetëm falë atyre shqipatërve të ndershëm, që sakrifikuan mirëqënien tyre, dhe u përballën me sulme të ngrehinës politke, për të shprehur në kutinë e votimit vullnetin e tyre të lirë.
Dhe falë përkushtimit e sakrificës së shqiptarëve të ndershëm, në 6 muaj ekzistencë si parti politike, LIBRA doli forcë e 5-të në shkallë kombëtare (19,806 vota).
Por tashmë, LIBRA duhet të tregojë nëse është e denjë për të përfaqësuar sakrificën e shqiptarëve të ndershëm, të cilët e votëbesuan (sespe vetëm në këtë mënyrë mund të mbijetojë si një lëvizje që u nevojitet shqiptarëve).
Këtë, LIBRA mund ta arrijë vetëm duke ngritur një strukturë veprimtarish konkrete për ZHBLLOKIMIN E FUQIVE PRODHUESE DHE KRIJUESE. Dhe kjo bëhet vetëm duke afruar në radhët e saj intelektualë, që gëzojnë respektin e shqiptarëve. Në fund populli gjykon!
Vendi i cudirave të mëdha ky i yni. Shumë qytetar të ndershëm ankohen cdo ditë për një klasë drejtuese të pamerituar dhe të paaftë; për një sistem të sëmurë rëndë dhe të korruptuar; për ekonominë e përgjumur prej vitesh; për ambjentin e ndotur nga këta individë që kanë vendosur dhe groposur fatet tona. Por janë po këta qztetarë teksa nevojitet kontributi i tyre për një ndryshim që preforojnë të tërhiqen, të rreshtohen, ti bashkangjiten po të njëjtave "vlera". Si ka mundësi kjo? A e keni vëne re që janë po të njëjtat fytyra shkaktarët e këtyre 27 viteve që po keq-jetojmë. Në rastin më të mirë mendoj se mungesa e një etike (jetesa në komunitet), pune (sakrifice=shperblim), dije (formamentis) dhe informacioni kritik janë shkaktarët kryesor që cënojnë kredon e tyre. Por teksa shoh dhe dëgjoj individ që e kane të veshtirë të shkëputen nga kërthiza e partisë Nënë, nga mungesa e infomacionit, apo dembelizmi mendor, bindem se kjo vjen edhe nga një faktor thejsht psikologjik: frika nga ndyshimi.
Shumë Shqipëtar vendosin sot të qëndrojnë të lidhur dhe të blejnë të përdorurën, packa se aspak e sigurt por e kolauduar dhe e eksperimetuar, mjafton te mos jetë dicka e re dhe e paditur. E pra kjo justifikon edhe votën, të pranosh cdo akt apo vendim të partisë ku ti aderon apo thjesht simpatizon. Për fat të keq, kemi një memorie të shkurtër, ndaj dhe jemi të predispozuar të fshijmë cdo gabim në vetëm një fragment, të vetëdijshëm se dëmet që ka prodhuar në këto vite berishizmi bashkë me këtë abort progresist që po na qeverris, janë thjesht pjesë e fshehur e së shkuares.
Hapi tjetër është i kuptueshëm, pas zgjedhjeve sundon vetëm dorëzimi progresiv dhe kolektiv ndaj së paditurës. E keni venë re besoj që askush nuk proteston më në këtë vend? Nuk ka në ketë vend një kategori që vuan sot varferinë? Kushtet e vështira të punes apo të keq pagesës? Mos vallë vërtet dhuna e ushtruar në administratën publike duhet të mbetet brenda mureve të institucionit? Aty ku korrupsioni dhe pushteti mbetet vetëm cështja e tyre , ku askush të mos flasë apo të shprehet lirisht?
Për të ardhur tek NE....
Padiskutim që sot po përjetojmë ditët më të vështira të rrugëtimit tonë të përbashkët. Jam i bindur se askush nuk kish premtuar që do ishte një rrugëtim i lehtë dhe jam po aq i bindur se pranë nesh nuk kishim aq mendjeshkurtër që e mendonin ndryshimin një cështje të thejsht imazhi. Kjo është nje pjesë e historisë dhe eksperiencës tonë të përbashkët që mbetet ende larg realizimit. Për shkak se kaq shumë qytetar kanë besuar dhe vazhdojnë të besojnë në këtë sfidë pamvarsisht nga kufizimet dhe gabimet që duhet të pranohen nga ana jonë. Një gjë është e vërtetuar tanimë, pas atijë urragani lekësh dhe arrogance të shtetarëve që përjetuam, nga sot nuk do të ketë më një të majtë progresiste, apo një të djathtë liberale pa Libra-n .
Ajo që na duhet është pikërisht të përfundojmë atë që kemi lënë të papërfunduar. Të vijojmë rrugëtimin tonë drejt një kulture të re politike, një identiteti të ri. Ky ishte dhe është misioni ynë i përbashkët. Duhet të rikthehemi edhe njëher sa nuk është vonë , tek ato parime Libra, që bashkarisht arritëm të institucionalizonim dhe themelonim, ta organizonim, marketonim dhe programonim, ta udhëhiqnim dhe strukturonim në të gjithë vendin, ta financonim dhe të vetësakrifikonim.
Nisur nga konteksti mendoj se pikat si më poshtë janë esenciale për vijueshmërinë e misionit të Libra-s, natyrisht në respekt të strukturave dhe vendimeve të bërthamës.
LEVIZJA. Nevojitet një ndryshim radikal në formë dhe në substancë. Problemet e trashëguara nuk janë tonat por pjellë e paditurisë tonë dhe që kurrë për fat të keq nuk mundëm ti debatonim dhe argumentonim. Ka ardhur momenti që të bëhet një gjë e tilllë. Pa u fshehur këtu tek e shkuara apo tek formulat e së shkuarës. Askush të mos mendoj vërtet sot se mund të jetë leaderi i partisë së masës si në shekullin e kaluar. Kanarinat lindin për të jetur të LIRA, larg kafazit dhe padiskutim larg qymyrit! Forma është padiskutim substacë, në politikë mbi të gjitha. Ndaj sot, sa terreni është ende i nxehtë, nevojitet nga ana jonë një reflektim konstruktiv, punë e thellë për ti dhënë Libra-s vendin që i takon. Propozoj që opozitarizmi jonë të nisi nga domodoshmëria për një sistem të ri zgjedhor, në aleancë me të gjitha forcat politike që mbështesin ndryshimin e kodit zgjedhor dhe që mundëson përfaqsimin dhe alternimin në qeverrisje qoftë edhe për ata 19.756 që besuan dhe votuan alternativën tonë.
Shoqëria. Në kohën ku konsumizmi është një vlerë, ne jemi të shumtë që mendojmë se është pikerisht kjo kauza e vdekjes së vlerave. Përfaqësimi nga kasta krijojon padiskutim distancim midis nesh dhe intitucioneve. Ishim të drejtë në ktëo muaj teksa sfidonim cdo formë konservatorizmi. E pra, sic e pamë kjo rezultoji e pamjaftueshme. Kemi sot nevojë për të ndërtuar një ide të re të ndërmjetësimit, rikompozimin mbi interesat, të vetëdishëm tanimë që forma e përfaqësimit sic e kemi konceptuar deri më tash nuk funksionojnë. Ngritja dhe zhvillimi i konceptit komunitar do ishte një vlerë e shtuar për lëvizjen, ku do mund të zgjohej një dimension i ri për problematikat që ka sot territori. Kjo mendoj se është urgjente në shumicën e qarqeve ku jemi të pranishem, aty ku sfida jonë është ende komplekse por ku potencialiteti është shumë më i madh. Po nuk ishim ne ndërmjetesuesit, të jemi të sigurt që askush tjetër nuk do ta bëj. Jo më zgjidhja jonë për problemet, por si mundet ti zgjidhim bashkarisht me komunitetin.
Barazia. Libra lind si një ulërimë për barazi. Le të rinisim pikerisht nga këtu. Nuk mund të fshihemi nga një analizë që evidenton zgjidhjet për barazi dhe drejtësi. Nuk duhet të largohemi nga ky pricip. Ne jemi të detyruar të gjithë bashkë të analizojm dhe identifikojmë zgjidhje të forta për pyetjet lidhur me, ndershmërinë dhe drejtësinë në vëndin tonë. Si do mund ta afirmojmë këtë koncept nisur nga populizmi dhe autoritarizmi që do na shoqëroj në këto vitet në vijim? Unë mendoj se kjo është çështja vendimtare që kërkon një përgjigje nga ana jonë.
Gjenerata e re. Nëse nuk ja dolëm dot në këto pak muaj të fitonim besimin e të rinjve kjo nuk është vetëm problem vote apo cështje organizative. Duhet të jemi të vetëdishëm se asnjë program, platform apo ide ndryshimi nuk mund të afirmohet dhe të hyj në gjakun e vendit pa gjeneratën e re. Pasiguaria për të ardhmen e të rinjve duhet jo vetëm të jenë pjesë programatike e jona por duhet të na preki të gjithëve në meyre te drejtëpërdrejt. Eshtë sot më shumë se kurrë në rrezik liria dhe autonomia e tyre, ndaj nevojitet një thellim nga ana jone. Kalimi nga shkolla në punë mbetet problemi më i madh. Mjetet midis ofertës dhe kërkesës për punë janë ende shumë të brishta, si dhe zhvillimi dhe trajnimi i kapitalit njerëzor në sistemin e prodhimit. Këto vështirësi të çojë në pasoja të rënda: shkallën e ulët të lindjeve, varësia e zgjatur nga familjet e tyre, etj. Ne duhet të bëjmë më shumë!
Leadership-i. Figura e një leaderi në kërkim të një konsensusi të gjërë përkon sot me shumë se kurrë me realizimin e një projekti politik të qartë, që garanton një anëtarësi që vështirë se do të udhëhiqet vetëm nga simpatia apo nga pjesa emotive e momentit; nevojitet me pak fjalë nje projekt sepse sot më shumë se kurrë kërkohen zgjidhje më shumë se sa zgjedhje. Fitorja e tijë e vetme nuk duhet të vdes me antagonizmin vetjak, por me unitetin dhe bashkimin e vlerave. Një leader nuk sulmon sic ndodh rëndom, nuk mbrohet dhe nuk ka përse, por dëgjon dhe sintetizon gjithshka, në emër të një vizioni unitar.
Me pak fjalë është profili i personit që dëgjon ato cka thotë dhe mbi të gjitha realizon atë që thotë. Të dëgjosh, të flasësh dhe të bësh, janë në sinkron të plotë me vizionin e në leader-i.
Adresimi i këtyre çështjeve është thelbësor për ringritjen e Libra-s. Kjo do të jetë sfida e vërtetë, jo vetëm një garë në mes njerëzve, por le të jetë mbi të gjitha një betejë e ideve. Mbase tejkalimi i ketyre patologjive do bej të mundur edhe daljen e kësaj shoqërie nga "tyneli" ku ëhte futur. Ne sot nuk duhet të sfidojm të tjerët, por duhet të mësohemi të sfidojm vetëveten për të vrar kështu zhgënjimin e momentit dhe për ti ofruar zgjidhje të paktën atyre 19.756 personave që besuan tek NE.