Ngjarje

Nga Bora Xhani

Ishte ditë e mërkurë fillim nëntori. Emocionet i kam ende të freskëta, pasi ishte takimi i parë në selinë e LIBRA-s me të rinj.

Ishim vetëm 50 të rinj që në atë moment na bashkonte vetëm ideali i trinisë: liri, ekulibër dhe dije. Mbledhjet pasuan njëra-tjetrën, dhe nëpërmjet diskutimeve dhe angazhimit në komunitet, por edhe falë mbështetjes së të gjithë LIBRA-ve të moshave të ndryshme, bënë që ne të shtoheshim çdo ditë e më shumë. 

Marion Kazazi

E martë, data 20 Dhjetor, ora 5.

Të rinjtë e Libras mblidhen për herë të parë në një sallë të madhe duke i dhënë jetë FRL(Forumi Rinor Libra).

Të bërë bashkë mbi 400 të rinj për një muaj, përgjithësisht nga Tirana por edhe përfaqësues nga çdo rreth nisën zyrtarisht rrugëtimin e tyre të gjatë impeniativ por edhe të bukur njekohesisht. Më një votim të hapur për këdo (ashtu si i ka hije njerëzve të barabartë) u zgjodhë emrin e forumit, manifesti, dhe statuti. Të rinjtë Libra nuk u ndikuan nga asgjë në zgjedhjet e lartpërmendura, por përkundrazi morën mbështetje maksimale nga të gjithë ata që e themeluan Libran. 

Lista e Barabarte - LIBRA do të thotë DIJE, LIRI dhe EKUILIBËR.

I ditur, i lirë dhe paqesor, ky do ishte identiteti i shqiptarit që LIBRA kërkon të përmbushë.

•Te ndergjegjshem se te rinjte nuk ndihen te sigurte per te ardhmen e tyre.

•Te shqetesuar per gjendjen e rinise shqiptare ku dukja rendon me shume se dija    

•Te hidheruar per realitetin shqiptar ku rinia nuk gjen shprese, por perballet me presione.      

Marion Kazazi 

Përshëndetje miqtë e mi! 

Ju falenderoj të gjithëve që keni ardhur në këtë organizim shumë të rëndësishëm për të gjithë ne. Dua t'ju them se jam shumë i lumtur për faktin se në një kohë të shkurtër jemi kaq shumë të rinj Libra. Jam me fat gjithashtu se përballë meje shoh të rinj e të reja të cilët ideali i peshon më shumë sesa interesi personal dhe përgjegjësia mbi të ardhmen e gjithsecilit ndikon më shumë sesa indiferentizmi.