Ekonomi

Pak ditë më parë në emisionin Top Story të gazetarit Sokol Balla, zoti Veliaj deklaroi :

“ ndërtuesat ndërtojnë me 400 euro/m2, shesin me 1400 euro/m2, fitojnë 1000 euro /m2. Për një pallat me 10.000 m2 ata fitojnë 10 milion euro !!”

Kjo deklaratë publike është një gënjeshtër keqdashëse dhe dizinformuese!!!

 

Aq më keq kur kjo deklaratë bëhet në një televizion publik.

Kjo deklaratë në mënyrë të qëllimshme nxin dhe hedh baltë mbi ndërtuesat.

Kjo gjuhë e drunjtë nuk duhet të përdoret nga një kryetar bashkie, i cili duhet të japi mesazhe në ndihmë të biznesit, jo në dëm të tij!!

Kjo deklaratë është në vazhdën e kaq blasfemive që u  bëhet prej disa viteve ndertuesve të këtij vendi, sikur të ishin ata përgjegjesit kryesorë për çdo gjë të keqe që ka ndodhur tek ne!

 

Harrohet që ndërtimi ka sjellë punësim, të ardhura, rritje ekonomike në këtë vend, në kohën kur bizneset e tjera nuk kishin lindur ende!!

 

Harrohet që ndërtimi me të mirat dhe të këqijat e veta zhduku në mënyrë spektakolare urinë e banesës në Shqipëri, në vendin me të pastrehë dhe me të pabukë të Evropës, ndoshta edhe të botës! Kur flinin 3 çifte në një dhomë gjumi!! Aq në gjendje të mjerueshme e la diktatura strehimin në vitet 1990! Të krahasueshëm me ekonomitë e republikave të bananeve në Afrikë..

 

Por le të kthehemi tek qëllimi kryesor i këtij shkrimi.

 

Kush është e vërteta për fitimet që kanë ndërtuesit?

 

Për ta bërë argumentin më të kuptueshëm po analizojmë me gjuhën e shifrave të njëjtin shembull që zoti kryetar i bashkisë publikoi në emision.

 

Kryetari, duhet të dijë gërmën A të financimit privat: -    Ndërtuesit ndërtojnë mbi tokë pronarësh mbi bazën e një marrëveshjeje sipas së cilës pronarët, për tokën e vënë në dispozicion kompensohen me apartamente, dyqane, garazhe…

 

Madhësia e këtij kompensimi luhatet, por në zonat që shitet me 1400€/m2, ky koeficient kompensimi është jo më pak se 45- 50%.

 

Kjo do të thotë se në 10 mijë m2 sipërfaqe ndërtimi, pronari respektiv përfiton minimalisht 4500 m2. Për ndërtuesin mbeten : 10.000 – 4500 = 5500 m2. 

Le të vazhdojmë me llogaritë që shpresoj të jenë të kuptueshme për atë pjesë të njerëzve që duan të informohen, për të shmangur iluzionet e gabuara që përhap politika keqdashëse e Rilindjes, në majën e  së cilës qëndron edhe kryetari në fjalë:

 

1- Që të ndërtohen 10.000 m2, me një kosto ndërtimi optimale prej 350 €/m2, ndërtuesit  i duhen këto fonde : 

                                  10.000 m2 x 350 e/m2 = 3.5 milion €

Që të sigurosh këtë fond kushdo që bën biznes të ndershëm në këtë vend relativisht të varfër, e di sa e vështirë është! Përjashtohen nga kjo vuajtje shitësit e kanabisit…

 

Gjatë ndërtimit, krahas pagesës së mësipërme, bëhen edhe këto pagesa ndaj shtetit:

 

2-  Paguhet Tatim-Fitim mbi sipërfaqen që shitet, një pjesë në mënyrë graduale, me paradhënie mujore, ndërsa pjesa tjetër kur përfundon shitja e sipërfaqeve. Kjo pagesë ështe 15% e diferencës midis çmimit të ndërtimit dhe çmimit të shitjes si më poshtë:

                            (1400- 350 ) x 15% x 5500 m2 = 866.000 €

Përjashtohet nga ky tatim pjesa që përfitojnë pronarët. 

 

3-Paguhet gjatë ndërtimit TVSH, 1/6 e pjesës së faturuar :

€/m2 x 10.000 m2 (aplikohet mbi gjithë godinën ) = 100.000 €

 

4-Paguhet taksa e hipotekës për pjesën e shitshme të banesës:

                              7 €/m2 x 5500 m2 = 38.500 €

 

5-Deri para ardhjes së zotit Veliaj në pushtet është paguar taksa për infrastrukturën në masën 5% të çmimit të ndërtimit e cila ishte:

         5% x 30.000 lek/ m2 = 1500 lek/ m2 ,afërsisht 11 €/ m2. Për rastin në analizë kjo pagesë është  10.000 m2 x 11 €= 110.000 €

6- Bakshishene masen 50 euro/ m2 !!( Zotikryetarduhet ta njofishume mire ketepagese , shpresojt’jaketeberetediturideatori I tij. Duhett’Iketesqaruaredheamplitudatkuluhatetkjopagese,pmv se ne per efektilustrimi “lame” njebakshish optimal )

10.000 m2  x 50E/m2  = 500.000 euro

 

Shuma e shpenzimeve të kryera deri dje , (epoka para Veliaj) ka qenë:

                    3.5 milion  +  866.000 + 100.000 + 38.500 + 110.000 +500.000 = 

5 milion e 114.000 mijë

 

Të ardhurat nga shitjet  : 5500 m2 x 1400 €/m2 = 7.7 milion €

 

Diferenca Fitim-Shpenzime=  2.586.000 €

Ky ka qenë fitimi për ndërtuesin në epokën paraVeliaj. 

 

Sot, me një këmbëngulje të çuditshme, Bashkia miratoi dhe shtoi taksën 8% mbi çmimin e shitjes dhe hoqi taksën 5% mbi koston e ndërtimit.

 

Domethënë se shtoi një taksë 1400 x 8% =  112 €/ m2 ,për rastin në analizë dhe hoqi 5% x 30.000 lek = 1.500 lek/m2, afersisht 11 euro/m2.

 

Pra me sistemin e ri të taksimit kemi një shtesë: 112 -11= 101 euro/m2 !! 

Kjo do të thotë se shtohen 1.010.000 euro shpenzime të tjera në kurriz të ndërtuesit, të cilat kërkohen të financohen direkt në buxhetin e Bashkisë, brenda një afati 5 ditor! Përndryshe ka një shtesë 0,2% në ditë dhe nëse kjo pagesë nuk bëhet brenda 30 ditësh, leja shfuqizohet…!!

Shikoni çfarë kushtesh presioni krijohen para biznesit të ndërtimit ! Ndërkohë që studimet urbanistike nuk përfundojnë kurrë, sillen vërdallë nëpër tavolinat e Bashkisë duke thyer gjithë limitet e kohës.

 

Pra sot fitimi i ndërtuesit përfundimisht konvergon në:

                        2.586.000 - 1.010.000 = 1.585.000 €!!

Rreth 6 herë më i vogël se sa deklaroi zoti kryetar në emisionin Top Story pak ditë më parë!

 

Dhe ky fitim do të realizohet kur ndërtuesi të shesë çdo m2 të godinës, për një periudhë 3-4  vjeçare. Dhe duhet të theksoj se për të realizuar një ndërtim të tillë kushdo ndërtues duhet të ketë shpenzuar paraprakisht edhe 3,4,5  vite të tjera, për marrëveshjet me pronarët dhe tratativat me Bashkinë për marrjen e Lejes së ndërtimit.

 

Pra për një periudhë gati 10 vjeçare ndërtuesi do fitojë 1.585.000 euro!!

Me një rent fitimi 158.000 euro ne vit.

 

Që për një tifoz të Rilindjes natyrisht nuk është pak, por për një biznes serioz që kërkon të rinvestojë në zgjerim të kapitalit, kjo është minimale, sepse do duhet të përgatisë dhe punen e ardhme, dhe natyrisht edhe bakshishet e ardhme të cilat, për më tepër, kërkohen paradhënie!!

Nuk përmendem më lart rastin kur ndërtuesi ka nevojë të marrë kredi dhe ka për të paguar interesat e tij! Sepse nëse ka ndodhur edhe një rast i tillë, këtë e zgjidh përmbarimi!!

 

Kjo është e vërteta për fitimet e ndërtuesve…

 

Nëse do kishte pak moral në këtë vend, kryetari në fjalë duhet të dilte dhe të kërkonte ndjesë për deklaratat tendencioze në dëm të tyre!

 

Nëse do të kishte pak moral…

 

Sepse, diku jashtë këtij fshati të madh ku ne jetojmë, në një vend të zhvilluar,komuniteti i ndërtimit do i impononte dorëheqjen për deklarata të tilla mashtruese.

Me shifrat e dhëna më lart, kushdo mund të bëjë bilancin se ndertuesi ka dy ortakë të mëdhenj në fitim: Bashkinë dhe Shtetin

 

Shënim:

 

Ligji parashikon edhe që tatimfitimi për pronarin të paguhet nga ndërtuesi duke minimizuar akoma më shumë fitimin e ndërtuesit.

 

Gjithsesi kjo nuk është përfshirë në shifrat e mësipërme.